Ministria e Transportit nga komunikimi me Drejtoritë e Rajoneve, informon se situata e qarkullimit në akset kombëtare, paraqitet si më poshtë:
Në Rajonin Verior Shkodër: Ka përmirësim në qarkullimin e akseve të këtij Rajoni. Shumë nga akset e Dibrës dhe Kukësit sot janë raportuar që qarkullohen pa zinxhirë ose pjesërisht pa zinxhirë. Në të gjitha akset mjetet dhe punëtorët janë në gadishmëri për pastrimin e akseve dhe hedhjen e kripës.
Në Rajonin Qëndror Tiranë: Ka përmirësim të qarkullimit në të gjitha akset e këtij Rajoni. Vetëm segmenti Qafë Mollë – Bizë dhe Vilat Qeveritare – Antenat, qarkullohen me zinxhirë. Me kujdes duhet qarkulluar edhe në drejtim të Krrabës, e Sarisalltikut.
Në Rajonin Jugor Gjirokastër: Në Qarkun e Korçës qarkullohen me zinxhirë vetëm tre akse, Boboshticë – Dardhë, Korçë – Voskopojë dhe Ersekë – Leskovik.
Në Gjirokastër, ka disa segmente me zinxhirë, si Përmet – Çarshovë dhe Erind – Çajup.
Në Vlorë, qarkullimi në Llogora kryhet pa zinxhirë.
Bashkëngjitur do të gjeni tabelën me situatën e qarkullimit në akset kombëtare, sipas qarqeve.
Ne asnje aks kombetar nuk ka bllokim qarkullimi.