Dhe pak orë na ndajnë nga 25 Qershori kur qytetarët shqiptar do iu drejtohen kutive të votimit.
Në ditën e heshtjes zgjedhore Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës ka bërë apel punonjësve të saj të mos përfshihen në asnjë veprim të kundërligjshëm.
Ndërkohë njofton të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo përfshirje të kundraligjshme të punonjësve të saj.
Njoftimi:
Njoftim Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, i bën thirrje gjithë qytetarëve që ditën votimeve të denoncojnë në emailin e mëposhtëm, numrin e telefonit dhe adresën e facebookut, çdo përfshirje të kundraligjshme të punonjësve të saj. Ministria apelon punonjësit që të mos përfshihen në asnjë veprim të kundraligjshëm. Në rast se qytetarët konstatojnë raste të tilla ju lutemi të na njoftoni në adresat si më poshtë. Tel +42380760 Email [email protected] Facebook Ministria e Transportit dhe Infrastruktures.
(S.SH/Shuplaka)