Situata në akset kombëtare paraqitet e përmirësuar dukshëm, referuar njoftimin më të fundit të Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës. Është bërë gjithashtu e ditur se janë minimizuar problemet në qarkullimin e mjeteve në akset kombëtare.
Situata konkrete në akset kombëtare:
QARKU TIRANË
Akset e Dajtit qarkullohen pa zinxhirë, përveç segmenti Qafë Priskë – Qafë Mollë, i kalueshëm me zinxhirë, po punohet intensivisht duke i dhënë prioritët për shkak të numrit më të madh të qendrave të banuara në këtë zonë. Janë hedhur 100 tonë kripë. Aksi Degëzim Tunel – km 29 – Bradashesh, është spërkatur vazhdimisht me kripë dhe borëpastruesja është vazhdimisht në punë. Edhe në aksin Tiranë – Ndroq – Plepa – Durrës, është hedhur kripë në vendet ku ka ngrica.
QARKU DURRËS
Në Qafë Shtamë dhe në Sarisalltik qarkullimi bëhet me zinxhirë. Po punohet me hedhje kripe, borëpastrueset janë në gatishmëri. Deri tani është hedhur 35 tonë kripë
QARKU ELBASAN
Në aksin Elbasan – Qafë Thanë, është bërë pastrimi i aksit dhe është hedhur kripë, për shkak të ngricave. Qarkullimi kryhet pa zinxhirë. Është punuar gjatë natës me borëpastruese dhe me fadromë. Janë hedhur 150 tonë kripë.
Aksi Elbasan – Gjinar po pastrohet dhe kriposet. Kalimi pa zinxhirë. Janë hedhur 20 tonë kripë.
Në aksin Librazhd – Steblevë, qarkullohet pa zinxhirë, përveç segmentit Lunik – Steblevë, ku qarkullimi kryhet me zinxhirë. Janë hedhur 30 tonë kripë.
Dalja e Tunelit – Elbasan nuk ka probleme për qarkullimin. Është pastruar dhe spërkatur.Është hedhur 5 tonë kripë.
QARKU BERAT
Situata e qarkullimit është normale në të gjitha akset e këtij qarku. Nuk ka probleme për qarkullimin.
QARKU VLORË
Në Llogora është bërë pastrimi dhe kriposja e aksit. Qarkullimi është normal dhe pa zinxhirë. Në Qafën e Llogorasë mjetet borëpastruese janë në gadishmëri. Ka të depozituara edhe sasi kripe. Ne akset e tjera te ketij qarku nuk ka probleme.
QARKU GJIROKASTËR
Situata e qarkullimit është normale në të gjitha akset e këtij qarku. Në Qafë Muzinë qarkullimi është normal. Nuk ka probleme për qarkullimin.
QARKU KORÇË
Gjatë natës ka patur temperatura shumë të ulta, nga -13 deri në -16 gradë, dhe erë gjithashtu gjë që ka sjellë borën në segmente të ndryshme të rrugës, njëkohësisht rrugët janë nën efektin e akullit.
Kompanitë e Mirëmbajtjes vazhdojnë të punojnë për pastrim dhe kriposje të akseve rrugore që mbulojnë.
Aktualisht në Aksin rrugor K/Boboshticë-Dardhë dhe Korcë-Voskopojë qarkullimi i mjeteve bëhet me zinxhirë . Gjithashtu qarkullimi i mjeteve bëhet me zinxhirë dhe për aksin rrugor Pogradec-Lin .
Të gjitha akset e tjera të Qarkut Korcë janë të kalueshme pa zinxhirë.
QARKU FIER
Situata e qarkullimit është normale në të gjitha akset e këtij qarku. Nuk ka probleme për qarkullimin.
QARKU LEZHË
Në aksin Rrëshen – Tuneli i Thirrës, janë marrë masat për pastrimin dhe hedhjen e kripës me 4 borëpastruese. Qarkullimi është normal në të 4 korsitë. Situata e qarkullimit është normale në të gjitha akset tjera të këtij qarku. Nuk ka probleme për qarkullimin.
Segmentet Shpal- Reps dhe Rubik-Rrëshen lëvizet pjesërisht me zinxhirë. Pjesa tjeter qarkullimi normal.
QARKU KUKËS
Trashësia e borës në aksin Bajram Curri – Valbonë, arrin deri në 100 cm. Mjetet borëpastruese janë në punë. Aksi është i hapur dhe i pastruar. Qarkullimi kryhet pa zinxhire.
Trashësia e borës në aksin Ura e Bujanit – Qafë Morinë, Sopot – Kërn – Tropojë, arrin deri në 50 cm. Mjetet borëpastruese janë në punë duke pastruar aksin. Aksi është i hapur. Është hedhur kripë. Qarkullimi kryhet pa zinxhirë.
Trashësia e borës në aksin Bajram Curri – Kam, arrin deri në 50 cm. Mjetet borëpastruese janë në punë. Aksi është i hapur. Kemi prani të erës së fortë. Qarkullimi rekomandohet me zinxhirë.
Në aksin Tuneli Kalimashit – Dogana Morinë, trashësia e borës arrin deri në 70 cm. Mjetet borëpastruese janë në punë. Aksi është i hapur. Aksi qarkullohet pa zinxhirë. Firma kontraktore ka bërë pastrimin dhe spërkatjen e aksit me kripë. Puna vazhdon pa ndërprerje për pastrim dhe kriposje.
Trashësia e borës në aksin Kukës – Bushtricë, K/Domaj – Reç, arrin deri në 70 cm. Mjetet borëpastruese janë në punë. Aksi është i hapur. Qarkullimi rekomandohet të kryhet me zinxhirë.
Aksi Kukës – Ura e Zapodit dhe ka rreth 40 – 50 cm borë. Është bërë pastrimi i aksit dhe kriposja. Qarkullimi pjesërisht me zinxhirë.
Edhe aksi Krumë – Qafë Prush, Plepa – Kam ka rreth 40-60 cm borë (në Qafë Prush). Qarkullimi kryhet me zinxhirë.
Trashësia e borës në aksin Shote Galica – Qendër Kukës – Krumë, arrin deri në 50 cm (Në Qafën e Toblit). Mjetet borepastruese janë në gadishmëri. Nëpër kthesa të ekspozuara era e fortë ka mbledhur rreth 1.5-2m borë. Është hedhur kripë për të eleminuar ngricat. Aksi është i hapur . Qarkullimi rekomandohet me zinxhirë.
Të gjithë kontraktorët janë në gadishmëri me mjete dhe fuqi punëtore.
QARKU DIBËR
Në aksin Kuben – Vasie, ka 50 cm borë, qarkullimi kryhet me zinxhirë.
Në aksin Peshkopi – Qafë Drajë, ka 50 cm borë.
Mjetet borepastruese janë në punë. Aksi është i hapur. qarkullimi bëhet me zinxhirë.
Në aksin Qafë Bualli – Peshkopi – Maqellarë – Bllatë ka rreth 30 cm borë. Qarkullimi kryhet me zinxhirë.
Trashësia e borës në Ura – Komsi – Ulëz – Ura e Matit arrin deri në 20 cm. Mjetet borëpastruese janë në punë. Aksi është I hapur. Qarkullimi kryhet pa zinxhirë.
Në aksin Ura e Qytezës – Zerqan, Ura e Cerenecit – Steblevë, ka rreth 50 cm borë, qarkullimi bëhet me zinxhirë.
Në aksin Skuraj – Qafë Bualli qarkullohet pa zinxhirë.
Në aksin Qafë Bualli – Krastë, ka 35-40 cm borë, qarkullimi bëhet me zinxhirë.
QARKU SHKODËR
Trashësia e borës në aksin K/Hadroj – Qafë Benë – Rrëshen arrin deri në 30cm. Mjetet borëpastruese janë në punë. Aksi është i hapur. Qarkullimi rekomandohet me zinxhirë
Nuk ka probleme ne qarkullim në aksin Hani i Hotit – Tamarë. Është hedhur kripë nga firma kontraktore. Mjetet janë në gadishmëri dhe po punojnë pa ndërprerje.Qarkullimi kryhet pa zinxhirë.
Trashesia e borës në aksin Fushë Arrëz – Nyja Fushë Dukagjin, arrin deri në 120 cm ( në Qafë Mali). Mjetet borëpastruese janë duke bërë pastrimin e aksit. Aksi është i hapur.Në segmentin Kukës – Shën Mëri kalimi kryhet me një kalim me vështirësi, kurse në segmentin Shën Mëri – Fushë Arrëz rruga është e bllokuar. Qarkullimi kryhet me zinxhirë, me vështirësi.
Trashësia e borës në aksin Qafë Mali – Fierzë, arrin deri në 50 cm. Mjetet borëpastruese janë duke bërë pastrimin e aksit. Aksi është i hapur. Qarkullimi kryhet me zinxhirë. Ka prani erërash të forta që bëjnë herë pas here bllokimin e rrugës.
Në aksin Koplik – Dedaj – Bogë, Rruga po pastrohet nga kontraktori. Kalimi në Koplik – Dedaj kryhet pa zinxhirë. Në segmentet Dedaj – Razëm dhe Dedaj – Bogë me zinxhirë pjesërisht. Kurse në segmentin Dedaj – Bogë me zinxhirë për shkak të ngricave.Të gjitha akset po pastrohen dhe është hedhur kripë.
Trashësia e borës në aksin Laç – Vau i Dejës – Fushë Arrëz, arrin deri në 30 – 50 cm. Mjetet borëpastruese janë në punë. Aksi është i hapur. Qarkullimi rekomandohet me zinxhirë në segmentin Q.Qelë – Pukë- F,Arrëz.
Segmentet Q.Qele-Gomsiqe 20 cm borë, segmenti Gomsiqe-Pukë 40 cm borë, segmenti Pukë –Fushë Arrëz 50 cm borë. Mjetet borëpastruese janë në punë. Aksi është i hapur.
(XH.A/SHUPLAKA)