Aktori i humorit Florjan Binaj përmes një statusi në rrjetet sociale ka denoncuar një fenomen të shëmtuar që ndodh në zonën e Himarës, ku shkrimet në greqisht kanë ‘’pushtuar” muret e pjesës së vjetër të qytetit dhe kalasë.
Binaj i bën thirrje për ndërhyrje sa më urgjente ministrisë së turizmit, ndërsa shton se në rast se një gjë e tillë do të ndodhte në Greqi, kjo do të quhej një incident i rëndë diplomatik.
“Një turp i madh që në mes të sezonit turistik, askush nuk bën asgjë për të fshirë këto shkrime ofenduese si: Himara është greqi dhe epir, në muret e kalasë së Himarës…Min e Turizmit si je? Nëse shkrime të tilla do bëheshin në Greqi do quhej incident diplomatik…kur bëhen në Shqipëri quhet sezon turistik…TURP!”, shkruan Binaj bashkëngjitur fotove.
Aktori në jo pak raste është një nga promovuesit e turizmit në vendin tonë, ndërsa pak kohë më parë u komentua gjatë dhe për thirrjet ndaj Liamit, për të vizituar Shqipërinë.
(E.K/Faxweb.al)
Discussion about this post