03:00 | 06/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

5 raste të reja me Còvid 19 në Shqipëri, cilat janë qytetet me vatra aktive

11:04 | 21/05/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
5 raste të reja me Còvid 19 në Shqipëri, cilat janë qytetet me vatra aktive

5 raste të reja me Còvid 19 janë zbuluar në vendin tonë në 24 orët e fundit, të gjitha raste kontaktesh sipas deklarimit të ministrisë së Shëndetësisë. Rastet e reja janë zbuluar në Tiranë, Durrës dhe në Krujë, ndërsa numri i personave të shtruar ka rënë edhe më tej, duke shkuar në 14.

Deklarata e Ministrisë; Ju bëjmë me dije të dhënat e 24 orëve të fundit të situatës së COVID 19 në vendin tonë. Edhe pse situata epidemiologjike paraqitet e qëndrueshme, ka vijuar puna intensive e epidemiologëve në terren, për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin aktiv të tyre, si në zonat e kuqe por edhe në ato të gjelbërta.

Ndërkohë mjekët e familjes po monitorojne në vazhdimësi rastet aktive me Covid19 që kanë simptoma të lehta ose janë asimptomatikë. Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 204 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid19 dhe janë konfirmuar pozitivë 5 raste.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 3 raste në Durrës, 1 në Tiranë dhe 1 në Krujë, kontakte të rasteve të mëparshme pozitive. Të shëruar janë 13 qytetarë. Gjendja në spitalin infektiv paraqitet e qëndrueshme prej ditësh me 14 pacientë të shtruar dhe vetëm 3 prej tyre janë në terapi intensive.

Deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 969 qytetarë. Prej tyre, rreth 80% janë të shëruar. Aktualisht janë 167 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Durrës dhe Krujë. Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 13,500 testime molekulare dhe serologjike. Deri tani janë mbi 1 mijë testime serologjike në personel shëndetësor, me një pozitivitet të përgjithshëm rreth 8%.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar rregullat, te ruani distancimin fizik dhe higjienën personale. Nëse keni shenja të Covid19 telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. (E.K/Faxweb.al)

Etiketa: 5 raste te reja me covidMinistria e Shendetesise
Pas

Pèrplasjet në Kuvend për ndryshimet në kryesinë e komisioneve, Dhimitri: Po më shkarkoni. Ruçi: Mos sillni problèmet e grupit në seancë

Para

Mbushi 4 muaj, Elisa Spiropali ndan momentin e veçantë me të birin, këmba mbi këmbë

Para
Mbushi 4 muaj, Elisa Spiropali ndan momentin e veçantë me të birin, këmba mbi këmbë

Mbushi 4 muaj, Elisa Spiropali ndan momentin e veçantë me të birin, këmba mbi këmbë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, përplasen dy automjete, lëndohen shoferët

Guterres dënon sulmin me dronë dhe raketa të Rusisë ndaj Ukrainës, bën thirrje për armëpushim

Presidentja Osmani pret në takim deputetët britanikë Martin Vickers dhe Paul Foster

Trump dërgon ndihma emergjente në Teksas pas përmbytjeve shkatërruese

Melania Trump shpreh ngushëllimet për të prekurit nga përmbytjet: Zemra ime është me ju!

Numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas shkon në 27, përfshirë 9 fëmijë

Përfundon seanca maratonë për “Bankers”, Gjykata e Fierit lë në burg 2 drejtuesit

Shkeli perimetrin e sigurisë ujore duke u kthyer në rrezik për pushuesit, ndëshkohet me gjobë drejtuesi i skafit në Borsh

Përplasen 2 automjete në rrugën Sarandë-Delvinë, 4 të plagosur

Haxhimali: Ndërhyrja strategji e menduar, nuk preferoj kryemistër komunal

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.