Ministria e Shëndetësisë tashmë prej më shumë se pesë muajsh, njofton qytetarët për përditësimin e situatës në lidhje me COVID-19.
Komunikimi i ministrisë është bërë zakonisht në orën e 11 të paradites, ndërkohë që së fundmi ministria ka njoftuar se përditësimi i situatës në lidhje me koronavirusin do të bëhet rreth orës 16:00.
Ky ndryshimi i orarit, sipas ministrisë vjen nisur nga fluksi i punes 24/7 ne Institutin e Shendetit Publik, si dhe nisur nga zgjerimi i kapaciteteve të testimeve.
“Nisur nga fluksi i punes 24/7 ne Institutin e Shendetit Publik, ku po punohet pa nderprerje ne cdo ore te dites dhe nates prej me shume se 4 muajsh si dhe nisur nga zgjerimi I kapaciteteve te testimit dhe per te permbushur raportimin 24 ore, perditesimi I situates se shkaktuar si pasoje e COVID19, duke filluar nga dita e shtune, date 18 Korrik e ne vijim, do te jete live ne oren 16:00 ne ERTV dhe ne faqen fcb te Ministres Manastirliu.”- njofton ministria.