Forcat e Armatosura Ruse kanë çliruar më shumë se 63 për qind të territorit të rajonit të Kurskut të pushtuar nga trupat ukrainase.
Lajmi është bërë i ditur nga Ministria ruse e Mbrojtjes. Ofensiva e trupave ruse po zhvillohet në të gjitha drejtimet. Armiku po pëson humbje të konsiderueshme dhe po tërhiqet nga territoret e pushtuara, pavarësisht transferimit të rezervave shtesë.
“ 63.2 për qind (801 kilometra katrorë) e territorit të rajonit të Kurskut, i pushtuar fillimisht nga armiku është çliruar”, njoftoi departamenti ushtarak rus.
Që nga fillimi i ditës, trupat sulmuese kishin avancuar dy milje në disa pjesë të Kurskut, sipas komandanti i ushtrisë ukrainase Oleksandr Syrskyi .Gjithashtu trupat ukrainase morën robër më shumë se 100 ushtarë rusë.
Shtabi i përgjithshëm i Ukrainës shtoi se trupat e dislokuara në Kursk , shkatërruan një aeroplan rus Su-34 të përdorur për të lëshuar bomba rrëshqitëse në pozicionet dhe qytetet e vijës së parë të Ukrainës.