Është zhvilluar nën kushtet e një moti të papërshtatshëm ceremonia e dorëzimit të armëve në shkollën “Asim Zeneli” në Gjirokastër, në prani të ministrit Tahiri, drejtorit të policisë, Çako, prefektit Bime dhe kryebashkiakes.
Teksa Tahiri bisedonte me disa qytetarët që kishin ardhur të dorëzonin vullnetarisht armët, e po u kërkonte të plotësonin formularin e dorëzimit, Tahiri ka hequr syzet, pasi të lagura nga shiu ia bënin të vështirë shikimin. Në ndihmë i ka ardhur prefekti Flamur Bime, i cili pasi ka nxjerrë nga xhepi një shami, e ka shpuar ministrin në krah dhe iu drejtuar: Merre se është e pastër.
Tahiri ka fshirë syzet dhe ka vijuar bisedën me të pranishmit. “Ku i mbushet mendja shqiptarëve të dorëzojnë armët. Po ne do e bëjmë, do ua mbushim mendjen”- ka thënë ministri Në fund, mes batutash, para se të largohej ka thënë me humor: “Edhe hashashin do e zgjidhim”. (E.K/SHUPLAKA)