Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku apeloi sot qytetarët për zbatimin e rregullave të qarkullimit rrugor, ndërsa publikoi edhe statistikat e aksidenteve për 5-mujorin e parë të vitit.
“Ndërsa numri i mjeteve në rrugë rritet, është e rëndësishme të respektojmë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të kujdesemi për sigurinë tonë dhe të përdoruesve të tjerë. Statistikat e 5-mujorit të parë të vitit 2024 raportojnë një ulje të indeksit të vdekshmërisë në aksidentet rrugore, i cili rezulton në 10.1 të vrarë për çdo 100 aksidente, ose 40% më pak krahasuar me janar-maj 2023”, shprehet ajo.
Sipas saj, gjatë këtij 5-mujori ka 13% më pak viktima krahasuar me janar – maj 2023. Balluku vuri në dukje se 28% e totalit të aksidenteve janë shkaktuar nga drejtues mjeti të grupmoshës 25-34 vjeç, 8% më pak krahasuar me janar-maj 2018.