Zv.kryeministrja dhe njëherazi ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku ka inspektuar punimet në aksin Maliq-Lozhan, teksa ka nisur puna për asfaltimin e saj.
Balluku tha se kantieri për këtë aks ka nisur në verë të vitit 2022 dhe pritet që të përfundojë brenda vitit. Balluku sqaroi se kjo rrugë do të jetë një alternativë për të gjithë ata që do lëvizin nga Korça në Elbasan dhe anasjelltas.
“Ndodhemi në një kantier tjetër që më gezoi shumë se kishte progres të rëndësishëm, jemi në kantierin, pra që lidhim Maliqin me Gramshin, një rrugë alternative nga Korca në Elbasan, e nisëm kantierin në korrik 2022 dhe synojmë të mbarohet brenda këtij viti. Duhet të jemi të kujdesshëm që të mos ketë aksidente”– tha Balluku ndër të tjera.