09:28 | 28/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ministrja Balluku jep njoftimin e rëndësishëm: Jo më mjete të viteve 2003 – 2004

15:07 | 28/02/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ministrja Balluku jep njoftimin e rëndësishëm: Jo më mjete të viteve 2003 – 2004

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, zhvilloi një inspektim në Drejtorinë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Berat ku u njoh me kushtet dhe cilësinë e shërbimeve që kjo drejtori ju ofron qytetarëve.

Në këtë drejtori paraqiten 25 deri në 40 automjete në ditë për të marrë shërbimet, kryesisht ndërrim pronësie të mjetit ose regjistrimin për herë të parë të tij.

“Jemi dy specialistë, të dy jemi inxhinierë mekanik të profilit, të dy kontrollojmë mjetin dhe e hedhim në sistem. Pasi hidhet në kontroll fizik, paraqitet për regjistrim për tu pajisur me targë qarkullimi apo ndryshim pronësie. Pas marsit fillojnë e futen makinat. Janë kryesisht të viteve 2003-2004-2005, por ka edhe mjete të reja të 2012”, u shpreh një prej inxhinierëve të sektorit të Kontrollit Fizik Berat.

Nga ana e saj, ministrja Balluku theksoi se me vendimin e miratuar së fundmi në Këshillin e Ministrave nuk do të ketë më mjete të targuara të viti 2004, pasi standardi që do të ndiqet do të jetë ai i emetimit Euro 4, i cili përfshin automjetet nga viti 2005 e në vijim.

“Me VKM-në e re nuk do të ketë më mjete të 2004 të targuara apo të 2003, pasi standardi që këtu e tutje do të jetë standardi i emetimit Euro 4, i cili përfshin nga viti 2005 e tutje. Sigurisht ky është një ndryshim i fundit që erdhi në VKM-në 633 për shkak edhe të kërkesës së qytetarëve. Është rishikuar, por ndërkohë është zbatuar standardi europian i 2004, duke respektuar edhe ambientin pasi edhe kjo është diçka shumë e rëndësishme”, u shpreh Balluku.

Ministrja kërkoi nga punonjësit e DRSHTRR që të informojnë qytetarët të cilët paraqiten pranë zyrave të tyre se tashmë është shtyrë deri në 31 dhjetor afati i hyrjes në fuqi në VKM-së.

“Ajo çfarë ju duhet ti shpjegoni të gjithë qytetarëve që vijnë këtu është që është shtyrë edhe afati i hyrjes në fuqi të kësaj VKM-je, pra deri në 31 dhjetor, duke qenë se ka qenë një shqetësim shumë i madh i të gjithë qytetarëve afati shkurtër, sigurisht edhe i tregtarëve, por ajo që ne na intereson më tepër dhe vëmendja sigurisht është tek çfarë qytetarët kërkojnë”, theksoi Balluku.

Në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave u miratuan disa ndryshime në vendimin sa i takon masave kundër ndotjes së ajrit nga shkarkimet e mjeteve motorike.

Ndryshimet parashikojnë që afati i hyrjes në fuqi të VKM-së të shtyhet me 10 muaj, deri në 31 dhjetor të 2019, çdoganimi i të gjitha mjeteve që kanë hyrë në territorin e Shqipërisë deri në datë 31 dhjetor 2018, si dhe automjetet e përdorura që do të futen në territorin e Shqipërisë pas 1 janarit 2019 duhet të përmbushin kushtet teknike Euro 4, ndërkohë që automjetet me kilometrazh 0 duhet të përmbushin kushtet Euro 5 dhe Euro 6.

Ndërkohë, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka publikuar edhe tabelat ku përcaktohen kushtet teknike që duhet të përmbushin automjetet të cilat do të lejohen të importohen në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Pas

Lenifisherat e Strasburgut!

Para

KQZ e fton të zërë vendin e Berishës në Kuvend, kandidatja e PD-së surprizon me përgjigjen e saj

Para
KQZ e fton të zërë vendin e Berishës në Kuvend, kandidatja e PD-së surprizon me përgjigjen e saj

KQZ e fton të zërë vendin e Berishës në Kuvend, kandidatja e PD-së surprizon me përgjigjen e saj

Discussion about this post

 



Të Fundit

Iran: Funeral Shtetëror për 60 të Rënë, Mes Tyre Komandantë dhe Shkencëtarë Bërthamorë

Sulm i Natës në Odesë: Dy të Vdekur dhe Nëntë të Plagosur nga Goditja Ruse

Ministri i Jashtëm izraelit: Bota ka detyrim të ndalojë Iranin nga zotërimi i armës bërthamore

Republika Demokratike e Kongos dhe Ruanda nënshkruajnë marrëveshjen e shumëpritur të paqes në Uashington

Vuçiç u drejtohet studentëve protestues: Ultimatumi juaj nuk është pranuar

Trump flet sërish për Kosovën e Serbinë: Ishin gati për luftë të madhe, unë e ndala!

Zjarr i madh në Peshtan të Fierit, digjen rreth 400 dëngje bari dhe një stallë bagëtish(PAMJET)

Dronët ukrainas shkatërrojnë dy bombardues SU-34 në aeroportin rus

Kosovë, debat për votim të fshehtë/ Kandidatja për kryetare e kuvendit, Haxhiu: Nëse nuk marr 61 vota tërhiqem! Opozita njofton bojkot

Gjermania pezullon për 2 vjet ribashkimin familjar për refugjatët me status mbrojtjeje

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.