Ministrija e Infrastrukturës dhe Energjitikës Belinda Balluku ka qenë e pranishme ditën e sotme në rafinerinë e naftës në Ballsh.
Balluku ka qenë e pranishme në rafinerinë e naftës në kuadër të aksionit të luftës kundër informalitetit si dhe për të kontrolluar lëndën e parë.
Ndërkaq janë bllokuar 550 ton naftë, pasi është jashtë parametrave të caktuara për treg. Aksioni kundër informalitetit vijon me ritme të shpejta në të gjithë vendin, ndërsa shumë subjekte tregtare, janë penalizuar pasi janë kapur me shkelje të rënda.