16:27 | 10/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Shtyhet Ligji për Metrologjinë/ Debati në komision midis Dervishajt dhe Denajt: Ligji lë pa kontroll privatin dhe dëmton buxhetin e shtetit

12:58 | 02/12/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shtyhet Ligji për Metrologjinë/ Debati në komision midis Dervishajt dhe Denajt: Ligji lë pa kontroll privatin dhe dëmton buxhetin e shtetit

Projektligji për ‘Metrologjinë’ i kthyer me dekret në Kuvend nga Presidenti i  Ilir Meta është diskutuar sërish sot në Komisionin për Veprimtarinë Prodhuese ku përfaqësuesi i Kreut të Shtetit ka hedhur akuza të rënda për favorizim dhe klientelizim të koncesionarit me hyrjen në fuqi të ligjit.

Ndërsa palët shtruan argumentet e tyre, Komisioni ka vendosur që ta shtyjë marrjen e vendimit për dekretin e presidentit Meta për projektligjin për Metrologjinë, për shkak se është kërkuar më tepër kohë për diskutim.

Gjatë fjalës së tij në komision, përfaqësuesi ligjor i presidentit Bledar Dervishaj, tha se ligji nuk bën rregullimin e sistemit të të njësisë matëse, por privatizon shërbimet publike pa kriter.

Sipas Dervishajt kur shërbimi është dhënë me koncesion shkon në interes të privatit dhe se ligji sjell dëmtime edhe në buxhetin e shtetit.

Po sipas tij edhe elementi matës është abuziv në këtë ligj pasi, aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij ligjërojnë ekskluzivitetin e subjektit privat.

Bledar Dervishaj: Ky ligj i lë hapësirë subjektivizmit  në rastin e tarifave. Shteti me këtë ligj heq dorë me vetëdije nga mekanizmat ligjor. Ligji nuk bën rregullimin e sistemit të njësisë matëse, por privatizimin e shërbimeve publike pa kriter. Verifikimi i instrumentave matës të hidrokarbureve është dhënë me koncesion.

Kur shërbimi është dhënë me koncesion shkon në interes të privatit në këtë rast. Ky ligj sjell ndikime në buxhetin e shtetit. Nuk sjell asnjë ide të tarifave që rëndojnë tek qytetarët. Këto të dhëna kërkojnë hetim dhe kontroll nga parlamenti. Kuvendi duhet t’u japë përgjigje pyetjeve të presidentit. Edhe elementi i matjes është abuziv në këtë ligj, aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij ligjërojnë ekskluzivitetin e subjektit privat. Ligji nuk kujdeset për subjektin por për koncesionarët. Kontratat koncesionare ligjërohen përmes kësal logjike duke dhënë një zhballancim total të kontrollit. Ky ligj lë pa kontroll privatin të cilit i jepen të gjitha të drejtat.

Organi publik sipas këtij ligji nuk lejohet të bëjë kontroll. Çdo subjekt që ndihet i abuzuar do të durojë e pranojë frustrimin dhe dëmtimin e interesave të tij. Ky ligj bie ndesh me Kushtetutën. Krijon një ombrellë mbrojtëse për kontrolluesin privat. Problematikë tjetër është edhe inspektimi metrologjik i kontratave të koncesionarit, ku  i jepet shumë përparësi. Delegimi i shërbimit nga subjekti privat të karakterizohet nga një kontroll i rreptë.

Ky ligj bie ndesh me Kushtetutën. Shkakton, diskriminimin e subjekteve para ligjit. Subjekti i autorizuar nuk kalon dot asnjë kontroll të plotë. Dëmi që shkakton ky ligj është shumë i madh. Kontrolli i gazit të lëngshëm dhe karburantit nga privati sjell dëm kolosal dhe synon të ligjërojë një skemë për qëllime klienteliste. Shmang konkurencën e lirë, cënon financat publike, prodhon kosto shtesë për një shërbim që duhet të kryhet nga shteti. Ky ligj shtron praktika korruptive dhe mbron subjektet private. Presidenti vendosi kthimin e këtij ligji duke u bazuar në këto shkelje.

Dekreti për metrologjinë flet ministrja Anila Denaj: Ligji i ri për metrologjinë nuk ka nisur sot. Ky ligj i mbështetur në rregullat evropiane përshtatet veprimtarisë së metrologjisë. Kemi pasur në bazë direktivat evropiane. Ka në fokus vendosjen në konsideratë të faktorëve aktual real. Drejtoria e Metrologjisë ka në funksion një pjesë të kontrollit  të tregut. Regjimi automatik i matjes së vëllimit është ai që diskutojmë sot. Nuk po diskutojmë vëllimin fiskal.

Ky ligj i rëndësishëm për tu vlerësuar. Presidenti ka bërë akuzë të rëndë, ky ligj ka sjellë përmirësim. Nuk kemi krijuar situata preferenciale dhe nuk kemi shmangur konkurimin. Ligji siguron standarde të larta të kontrollimit. Kemi bërë hap cilësor me këtë ligj. Ligji nuk shmang rolin dhe kompetencën e Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë, do të kryejë kontrollin e çdo ankese, ligji pjesë e një direktive evropiane dhe sjell përmirësime dhe jo përkeqësime. Sa për saktësinë e matjes e kemi pasur në fokus të punës sonë. Veprimtaria sot realizohet me kosto të caktuar dhe në rastin e koncesionarit është ministri i financave dhe ekonomisë që vendos. E rëndësishme është që frekuenca e monitorimeve të mos lidhet me kosto shtesë.

 

Pas

Lehtësim i prostitucionit dhe i hashashit/ Zbardhet drafti me ndryshimet në Kodin Penal: Ulje dënimi dhe për personat që vrasin për gjakmarrje

Para

Djali i Schumacher i lumtur për debutimin në Formula 1: Kjo është një ëndërr që bëhet realitet

Para
Djali i Schumacher i lumtur për debutimin në Formula 1: Kjo është një ëndërr që bëhet realitet

Djali i Schumacher i lumtur për debutimin në Formula 1: Kjo është një ëndërr që bëhet realitet

Discussion about this post

 



Të Fundit

Deputetët braktisin mbledhjen! S’ka kuorum tek ‘Ligjet’, Ndreca ironizon kolegët socialistë: T’i presim sa të vijnë nga kafet

KAS vendos hapjen e ktuive të KZAZ nr.21 dhe nr.22 në qarkun Durrësit

Berisha denoncon “trenin bullgar” në Elbasan

Pamje tronditëse nga sulmi në shkollën e Grazit: Nxënësit fshihen mes të shtënave

Ministri Hoxha: Zjarrvënia e qëllimshme krim, autorët do ndëshkohen, asnjë rast s’duhet të mbetet pa përgjegjës

Siguria rrugore Vlorë/ Policia: Intensifikon kontrollet, arrestohen dhe procedohen penalisht 16 drejtues mjetesh, vendosen mbi 1600 masa administrative

Balla vizitë në Ministrinë e Jashtme të Letonisë: Partnerë të besueshëm në NATO, OKB dhe së shpejti edhe në Bashkimin Europian

Izraeli aksion ndaj Hamasit në veri të Gazës, kërkon evakuimin e banorëve

Zjarr në një banesë në Shkodër, shkak një shkëndijë elektrike

Pas sulmit me armë zjarri në një shkollë në Austri reagon Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.