17:50 | 03/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Ministrja e Financave, Helga Vukaj: Procedimi penal ndaj 36 punonjësve të administratës

16:54 | 18/06/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ministrja e Financave, Helga Vukaj: Procedimi penal ndaj 36 punonjësve të administratës

Ministrja teknike e Financave, Helga Vukaj, përmes një deklarate për mediat, bën të ditur se do të nisë procedimi penal ndaj 36 punonjësve të administratës.

Sipas saj, këta punonjës nuk kanë justifikuar mosprezencën në vendin e punës, duke u karakterizuar kështu nga parregullësi në orarin e punës. Ata akuzohen se kanë thyer urdhrin e Monitorimit dhe VKM-në.

Ky është vendimi pas inspektimeve të kryera në dogana dhe tatime, konkretisht në Drejtoritë e Tatimeve në Korçë, Vlorë, Gjirokastër, Fier, Durrës.

Deklarata e Ministrisë së Financave:

Ministria e Financave, pas inspektimeve intensive, konstaton me shqetësim se rregullat e parashikuara në Urdhërin e Monitorimit nuk po respektohen nga disa institucione të varësisë në Tiranë dhe rrethe.

Më konkretisht, grupeve të inspektimit nuk u është justifikuar mosprezenca në punë e dhjetëra punonjësve në Drejtoritë Rajonale të Tatimeve në Durrës, Fier, Gjirokastër, Korçë dhe Vlorë. Po kështu mosprezenca të pajustifikuara janë evidentuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, Drejtorinë e Shërbimit për Tatimpaguesit në Tiranë, Laboratorin Doganor, si dhe në FAF Sha.

Në total janë 36 punonjës të administratës fiskale ndaj të cilëve të nisë menjëherë procedimi disiplinor i përshkallëzuar edhe nga institucionet e lartpërmendura për shkak të thyerjes së urdhërit të monitorimit dhe VKM 473, duke cënuar kështu standartin zgjedhor dhe mbajtjen larg të administratës nga keqpërdorimi politik.

Ministria e Financave u bën thirrje drejtuesve dhe punonjësve të institucioneve në varësi që të zbatojnë me korrektësi udhëzimet e VKM nr 473, në të kundërt do të përballen me përgjegjësi ligjore.

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: Helga Vukajhetimprocedim penal
Pas

Zjarri masiv në Londër, denoncon kancelari: Shtresa mbrojtëse e ndërtesës jashtë standardit, shtoi flakët

Para

Biznesmeni grek rrëfen: Si më futën në kurth shqiptarët me trafikun e kokainës

Para
Biznesmeni grek rrëfen: Si më futën në kurth shqiptarët me trafikun e kokainës

Biznesmeni grek rrëfen: Si më futën në kurth shqiptarët me trafikun e kokainës

Discussion about this post

 



Të Fundit

I dënuar për krime kundër njerëzimit, ish-udhëheqësi ushtarak i serbëve të Bosnjës Ratko Mlladiç kërkon lirimin nga burgu! Vuan nga një sëmundje e pashërueshme

Elbasan, 3 automjete përfshihen në aksident rrugor. Raportohet për disa të plagosur

Ankimimet e PD dhe Nisma Shqipëria Bëhet, KAS shtyn seancat e shqyrtimit

Albin Kurti refuzon çdo emër tjetër për kryetarin e Kuvendit të Kosovës: Ne e kemi dhënë propozimin tonë

Jurgen Çika – Kampion i Ringut, Frymëzim i Së Ardhmes

Bëhet zyrtare, Inzaghi largohet nga Interi, gati trajneri i ri

Lideri i së djathtës ekstreme braktisi koalicionin, dorëhiqet kryeministri holandez

Rritet numri i anijeve të mbipopulluara që kaluan Kanalin Anglez gjatë 4 muajve të parë të 2025-ës

Ngordhja e bagëtive në Shkodër, izolohet ferma, dyshime për sëmundje virale

Gjermani, qeveria e Merz sfidon gjyqtarët për ndalimin e azilkërkuesve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.