Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka duket se po jeton një moment të lumtur në jetën e saj. Bëhet me dije se ministrja është në pritje të ëmbël për herë të dytë.
Megjithëse është përpjekur që këtë lajm t’a mbajë larg mediave, “Gazeta Shqiptare” ka zbuluar se ministrja është në muajt e parë të shtatzanisë.
Tre vite më parë, Xhaçka u bë mama për herë të parë e një vajze. Hana lindi më 14 shkurt, në ditën e Shën Valentinit.
Ndërkohë “Bordo” bën me dje se Olta dhe bashkëshorti i saj, Artani, do të bëhen sërish prindër të një vajze.