Ministrja e shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ermonela Felaj, duket se ka nisur festën pas rezultatit të thellë të fitores së Partisë Socialiste në këto zgjedhje.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, ministrja Felaj shihet mes mbështetësve të PS-së në Kuçovë.
Gëzimi dhe entuziazmi duket i papërmbajtshëm, ndërsa të gjithë brohorasin: Fitore, fitore… Ndërsa të gjithë duket se po festojnë me një gotë shampanjë në dorë.
“Kuçova gati për të festuar për Shqipërinë, sot në 18:30 në sheshin ‘Skënderbej’ në Tiranë”, shkruan Felaj. (D.D/Shuplaka)