09:06 | 13/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ministrja e Rilindjes me pasuri ‘të çmendur’/ 127 mijë euro cash, shtëpi në Britani dhe apartamente pafund

22:54 | 15/04/2019
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Anullohet koncensioni Thumanë-Kashar, ishte fituar nga Gener 2

Belinda Balluku, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, duke zëvendësuar Damian Gjiknurin, edhe pse ka vetëm disa muaj në krye të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, por pasuria e Belinda Ballukut është me të vërtetë marramendëse.

Vetë ministrja ka deklaruar 127 mijë Euro janë jashtë sistemit bankar. Makina me vlerë 42 mijë euro, 15 mijë dollarë, 15 mijë euro dhe 20 mijë dollarë. Një pjesë të pasurisë e deklaron në bashkëpronësi me ish-bashkëshortin Sokol Balla, ndërsa pjesën tjetër thotë se është pronare e vetme.

Nga viti 2013, Balluku ka drejtuar Agjencinë Kombëtare të Lundrimit Ajror të Republikës së Shqipërisë.

Në vitin 2004, Balluku ka filluar punë në Bashkinë e Tiranës, më vonë ka punuar si drejtore e kabinetit të Ramës në Bashkinë e Tiranës. Balluku deklaron se është pronare me 50 % e një shtëpie në Angli, të cilën thotë se e ka blerë me kursime, me vlerë 95 000 paund.

Po me kursime ka mundur të blerë një apartament në Tiranë me vlerë 37 922 euro. Ajo është pronare e vetme e një tjetër apartamenti me vlerë 97 500 euro. Këtë të fundit e ka blerë nga shitja e një apartamenti në Golem me vlerë 125 mijë euro.

Balluku thotë se është pronare me 50 % e një trualli me sipërfaqe 406 m2 dhe ndërtese 2-katëshe me sipërfaqe 106 m2 dhe një kat nën çati, blerë me kursime me vlerë 190 000 euro.

Ministrja e Ramës deklaron edhe 127 mijë euro cash jashtë sistemit bankar, por sipas ligjit, zyrtarët që deklarojnë pasurinë nuk mund të mbajnë shuma të tilla parash jashtë sistemit bankar.

Pasuria e ministres Belinda Balluku:

  • Gjendje cash 127 000 euro.
  • Pronare me 50 % e një shtëpie në Britaninë e Madhe, blerë me kursime, 95 000 paund.
  • Apartament 98.68 m2 në Tiranë, 37 922 euro.
  • Pronare me 50 % e një trualli 406 m2 dhe ndërtese 2-katëshe 106 m2 dhe një kat nën çati, 190 000 euro.
  • Apartament 89.4 m2, 97 500 euro.

Balluku është ish-bashkëshortja e gazetarit të njohur Sokol Balla dhe ka punuar me Ramën si drejtoreshë e kabinetit në Bashkinë e Tiranës. Ajo njihet si një prej më të besuarave të Ramës, pasi ai i ka besuar disa poste të rëndësishme ku Balluku ka qenë drejtoreshë.

Ajo ka mbajtur edhe postet e drejtoreshës së AlbControl dhe e Aviacionit Civil./Syri.net

Etiketa: belinda balluku
Pas

Ylli Rakipi: Ja si kryeministri Rama tentoi të më mbyllte emisionin

Para

Kush ishte Admir Murataj? Ilir Murataj shkruan dedikimin për vëllain

Para
Personi i ekzekutuar nga policia një i arratisur nga burgu grek

Kush ishte Admir Murataj? Ilir Murataj shkruan dedikimin për vëllain

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zbulohet rasti i lojërave të fatit të paligjshme në Korçë, arrestohen dy persona

Izraeli godet “zemrën” e programit bërthamor iranian! Vriten dy shkencëtarë të lartë në Teheran

Spanjë/ Kryeministri spanjoll kërkon ndjesë për skandalin e korrupsionit, opozita i kërkon dorëheqjen

Irani hakmerret ndaj Izraelit, lëshon mbi 100 dronë, kundërpërgjigjen aeroplanët luftarakë izraelitë

Tensionet në Lindjen e Mesme/ Tregjet globale tronditen pas sulmit izraelit ndaj Iranit, çmimet e arit dhe naftës rriten ndjeshëm

Sulmi mbi Iran, Izraeli vrau dhe gjeneralin e fuqishëm

Nëntori, muaji i “Trashëgimisë Shqiptare”/ Projektligji drejt miratimit në Kanada: Shqiptarët vazhdojnë të lënë gjurmë historike në vendin tonë

Vetëm 1 i mbijetuar nga 242 personat që ndodheshin në bord, kryeministri indian viziton vendin e rrëzimit të aeroplanit pas tragjedisë ajrore! Vazhdojnë kërkimet për kutitë e zeza

Sulmi i dyfishtë izraelit në Iran, mbrojtjet e ‘çarmatosura’: Një operacion i konceptuar si luftë

Tragjike në familjen shqiptare në Kanada/ Tentoi të shpëtonte të birin nga mbytja, por s’dinte not, humbin jetën nëna dhe djali 3 vjeç

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.