08:13 | 29/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Ministrja e Shëndetësisë takim me personat me aftësi të kufizuar: Lehtësim për procedurën e KEMP-it

08:16 | 11/10/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ministrja e Shëndetësisë takim me personat me aftësi të kufizuar: Lehtësim për procedurën e KEMP-it

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu zhvilloi një takim me përfaqësuesit e personave me nevoja të veçanta dhe aftësi të kufizuar, ku dëgjoi kërkesat e tyre për përmirësimin e shërbimeve social-shëndetësore për personat me aftësi të kufizuar.

 “Në 100 ditë heqim barrierat për marrjen e shërbimeve në kohë dhe me cilësi, duke lehtësuar procedurat burokratike. E nisëm me kartën e shëndetit, vërtetimin e pensionit dhe librezën shëndetësore. Kemi nisur punën për lehtësimin e procedurave të Kempit për personat me aftësi të kufizuar. Nuk do të ketë më sorollatje nga njëri komision në tjetrin për vërtetimin e aftësisë së kufizuar, por po vlerësojmë heqjen e disa hallkave, për t’ua lehtësuar kalvarin e mundimshëm qytetarëve”, u shpreh Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Përfaqësuesit e shoqatës së Invalidëve te Punës, në emër të 75 mijë invalidëve të punës, shprehën mirënjohje për vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për të nisur punën për lehtësimin e procedurave të KEMP-it.

Nga lehtësimi i procedurës së Kempit përfitojnë rreth 130 mijë persona me aftësi të kufizuar.

Një nga shqetësimet e ngritura nga përfaqësuesit e personave me aftësi të kufizuar ishte vështirësia që hasin në marrjen e shërbimeve në nivel lokal.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale siguroi grupet e interesit se, me bashkimin e dy sektorëve, atë të Mbrojtjes Sociale dhe Shëndetësisë, do të integrohen më mirë shërbimet social-shëndetësore dhe do t’ju shërbehet më shpejt qytetarëve. (J.V/Shuplaka)

 

Etiketa: me personat aftesi te fokusuarministriaOgerta Manastirliureagim
Pas

Kush është specialistja e arsimit në Shkodër që iu shpërthye makina gjatë natës, dyshimet e para (VIDEO)

Para

Mesi çon Argjentinën në Rusi, 3 golat e tij i shpëtojnë nga turpi

Para
Mesi çon Argjentinën në Rusi, 3 golat e tij i shpëtojnë nga turpi

Mesi çon Argjentinën në Rusi, 3 golat e tij i shpëtojnë nga turpi

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kanadaja kundër Trump, miraton ligjin që përshpejton projektet e ndërtimit të kombit

Surpriza e merkatos, Broja si opsion për ish-trajnerin e Junajtid! Do të pritej nga dy sulmues shqiptarë

Egjipt/ Kamioni përplaset me autobusin, 19 të vdekur

Himarë: Dallgët penguan rikthimin në breg, Policia Kufitare shpëton 16 persona

Kremtohet 25-vjetori meshtarak i ipeshkvit Monsinior Simon Kulli, një prej priftërinjve të parë pas diktaturës

Milan nuk heq dorë nga Jashari, klubi bleg kërkon 50 milionë euro

Pogradec/ 2 mjete përplasen me njëra-tjetrën, 3 persona të plagosur

G7 mbron gjigantët amerikanë: Marrëveshje për shmangien e tatimit të dyfishtë jashtë SHBA për kompanitë shumëkombëshe

Ançeloti vijon punën me Brazilin: Amerika e Jugut, më shumë cilësi sesa Evropa

Aksident në Laprakë! Taksia përplaset me urbanin dhe makinën e policisë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.