13:27 | 13/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ministrja Gjonaj tek burgu i riedukimit: Mbështetje të miturve të dënuar

13:13 | 27/12/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ministrja Gjonaj tek burgu i riedukimit: Mbështetje të miturve të dënuar

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, mori pjesë sot në një aktivitet festiv të organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në Institucionin e të Miturve në Kavajë. Në një bashkëbisedim të veçantë me të miturit që shlyejnë dënim në këtë institucion, si dhe me praninë e nxënësve të gjimnazit “Aleksandër Moisiu” në Kavajë, Ministrja Gjonaj theksoi rëndësinë e madhe të riintegrimit të tyre në shoqëri pas mbarimit të dënimit.

Në këtë kuadër, Ministrja e Drejtësisë ftoi gjimnazistët të presin me krahë hapur dhe të ndihmojnë bashkëmoshatarët e tyre që kthehen në bankat e shkollës pas shlyerjes së dënimit, si një parakusht që gabimin e kryer në një moshë delikate të mos e ripërsërisin.
Gjonaj ritheksoi po ashtu angazhimin e palëkundur jo vetëm të Ministrisë së Drejtësisë, por edhe të sajin personal, për të ndihmuar të miturit të cilët janë në fund të dënimit të tyre, ose ata që marrin nga gjykata dënime alternative.

Ministrja Gjonaj i mëshoi faktit se Ministria e Drejtësisë ka ngritur një sektor për drejtësinë penale për të miturit, pas hyrjes në fuqi të Kodit të Drejtësisë për të miturit, ku jo vetëm do të ketë mundësinë të trajtojë të miturit të cilët do të jenë në fund të dënimit të tyre, por edhe të mitur të cilët do të marrin nga gjykata dënime alternative. Përmes këtij sektori do të jetë shumë më e lehtë gjithë pjesa e integrimit më pas në jetën e përditshme.

Në këtë ditë festive të miturit në institucionin e Kavajës kishin përgatitur kartolina urimi si dhe punime përmes artit të pirografisë. Vëmendjen e tërhoqën edhe mesazhet inkurajuese dhe sensibilizuese që nxënësit e shkollës së mesme kishin shkruar për bashkëmoshatarët e tyre. Atmosfera u bë edhe më e ngrohtë falë bashkëpunimit me organizatën humanitare të Caritasit Shqiptar që dha ndihmesën e tij në zbukurimin e ambienteve si dhe me dhuratat dedikuar të miturve. Dhurata e Ministrisë së Drejtësisë erdhi në sajë të kontributit të projektit suedez për drejtësinë e integruar të të miturve. Sallës së lojërave në Institucionin e të miturve në Kavajë, iu shtua edhe një tavolinë ping-pongu.

Pas

Mund t’i njihni edhe ju! KUSH janë policët që u morën me drogë (RAPORTET E SHISH)

Para

Aksident i rëndë te ”Misto Mame”, gruaja përplaset në tokë. Në gjendje të rëndë për jetën

Para
E RËNDË/ Automjeti merr flakë në ecje në autostradën Lushnje-Tiranë

Aksident i rëndë te ''Misto Mame", gruaja përplaset në tokë. Në gjendje të rëndë për jetën

Discussion about this post

 



Të Fundit

Votat preferenciale në Tiranë/ Tabaku futet në Kuvend, ikën Erald Kapri i Mundësisë

Makina përplas 12-vjeçaren pranë shkollës në Korçë

“Nuk do të lejojmë ‘trafikimin’ e votave”, Celibashi mesazh kandidatëve të listave të hapura: Kemi pamjet filmike! Nëse shohim mospërputhje…

Dosja “Toyota Yaris”/ SPAK kërkon 6 vite burg për avokatin Radovan Çela

Rama shkon në selinë e PS, refuzon të komentojë rezultatin: Të mbarojë njëherë

Incident zgjedhor në KZAZ 32 në Tiranë! Vëzhguesit sherr me njëri-tjetrin, ndërhyn policia

Vota e Greqisë/ DHL i përgjigjet KQZ: Çdo dërgesë ka provë dorëzimi

DVP Tiranë referon disa ngjarje penale, arrestime dhe procedime në vijim

GJKKO “Rrëzon” sërish Berishën.Berisha kërkoi përjashtimin e gjyqtares Flojera Davidhi

Numërohen rreth 95% e kutive, PS drejt mandatit të katërt qeverisës me 82 deputetë, PD merr 34%. Si renditen partitë e tjera

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.