08:18 | 28/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ministrja Koçiu në Spitalin Memorial Fier: Praktika e dyfishtë incentivë stimuluese për mjekët, vijojmë me autonominë spitalore edhe ne spitalet e tjera

15:06 | 09/07/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ministrja Koçiu në Spitalin Memorial Fier: Praktika e dyfishtë incentivë stimuluese për mjekët, vijojmë me autonominë spitalore edhe ne spitalet e tjera

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Albana Koçiu deklaroi sot se spitalet publike tashmë kanë hyrë në një epokë të re transformimi që është ajo e Kartës së Autonomisë Menaxheriale për të shkuar drejt autonomisë financiare.
Nga Spitali Rajonal Memorial Fier ku u hap ekspozita me temë “Historia e Mjekësisë në Turqi dhe Shqipëri”, ministrja Koçiu tha se ky spital është shembulli më i mirë që dëshmon partneritetin dhe miqësinë mes dy vendeve.
Koçiu u shpreh se kjo strukturë spitalore ishte i pari që zbatoi suksesshëm fazën e parë atë të autonomisë menaxheriale e cila synon ngritjen në një tjetër nivel të ofrimit të shërbimit për qytetarët, rritje të cilësisë së shërbimit, eficensë të burimeve financiare dhe njerëzore.
Ajo vuri në dukje se me mbështetjen e shtetit turk, modelin e Spitalit Rajonal Memorial Fier do të vijojnë ta shtrijnë edhe në spitale të tjera të cilat tashmë e kanë marrë kartën e autonomisë menaxheriale, QSUNT dhe 4 spitalet rajonale, Lezhë, Shkodër, Durrës dhe Vlorë.
Koçiu deklaroi se Spitali Rajonal Memorial Fier tashmë kalon në një fazë tjetër siç është autonomia financiare. “Do të duhet që të menaxhojë vetë financat, të ardhurat që vijnë nga ofrimi i shërbimeve shëndetësore në rajonin ku funksionon për të na dhënë një model të mirë replikimi për spitalet e tjera”, nënvizoi ministrja e Shëndetësisë.
Gjithashtu, ministrja Koçiu u ndal edhe te praktika e dyfishtë një instrument i ri që po aplikohet prej 5 muajsh në Spitalin Rajonal Memorial Fier falë autonomisë spitalore. “Ne kemi vijuar me praktikë dyfishe me shumë sukses në Spitalin Rajonal Memorial të Fierit, një incentivë më shumë stimuluese për mjekët e për të cilën po punojmë që të kemi në të vërtetë një incentivim më shumë krahas pagës që personeli shëndetësor merr në strukturat spitalore në të cilat punon”, u shpreh ajo.
Koçiu vuri në dukje se mjekët do të jenë pjesë e vetadministrimit, vetëmenaxhimit dhe pavarësisë në mënyrën sesi administrohet jo vetëm pjesa menaxheriale, por edhe ajo financiare në spitale.
“Është një punë të cilën do ta zhvillojmë bashkarisht me mbështetjen edhe të Ministrisë së Shëndetësisë turke duke vënë në dispozicion menaxherë mjekësorë të cilët do t’i atashohen strukturave spitalore edhe në spitalet e tjera sidomos në spitalet rajonale qe kanë marrë Kartën e autonomisë menaxheriale siç është Durrësi, Vlora, Lezha edhe Shkodra”, deklaroi Koçiu.
Në përfundim, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu falënderoi Ambasadorin e Turqisë në Tiranë, Tayyar Kagan Atay për mbështetjen dhe kontributin e vendit të tij për sistemin shëndetësor shqiptar si dhe ekipet mjekësore të dy stafeve atyre turke dhe atyre shqiptare qe punojnë në Spitalin Rajonal Memorial Fier dhe sjellin një shembull fantastik të mënyrës së ofrimit të shërbimit për qytetarët.
Spitali Memorial Rajonal Fier ka 5 muaj që po aplikon ushtrimin e praktikës së dyfishtë, një instrument i ri në kuadër të autonomisë spitalore ku mjekët specialistë që nga muaji shkurt 2024 deri më 30 qershor ka kryer mbi 270 konsulta ambulatorike të specializuara jashtë orarit të punës. Këta mjekë janë shpërblyer me pagë shtesë me 70% të vlerës së konsultës së specializuar, duke përfituar kështu një bonus shtesë mbi pagën e tyre mujore.
Ndërsa gjatë 6 mujorit të parë të këtij viti, Spitali Memorial Fier ka ofruar mbi 215 mijë shërbime shëndetësore për qytetarët e 3 qarqeve, Fier, Vlorë dhe Gjirokastër si dhe ka ofruar shërbime të reja siç janë: angio-scanneri i enëve të gjakut, trajtimi i polipektomisë endoskopike, ndërhyrje kirurgjikale të kompleksitetit të lartë e të vështirë si ato ekstroperitonale, ezofagu, heqje tumori, etj.

Pas

Sherr masiv në Tiranë, tre persona mbeten të gjakosur

Para

Gjykata e Larte, shtyn vendimin per Berishen dhe Malltezin, seanca e rradhes me 16 korrik

Para
Gjykata e Larte, shtyn vendimin per Berishen dhe Malltezin, seanca e rradhes me 16 korrik

Gjykata e Larte, shtyn vendimin per Berishen dhe Malltezin, seanca e rradhes me 16 korrik

Discussion about this post

 



Të Fundit

Izraeli merr dërgesën e 800-të të ndihmës ushtarake amerikane në 600 ditë lufteIzraeli merr dërgesën e 800-të të ndihmës ushtarake amerikane në 600 ditë lufte

E rëndë në Meksikë/ Gjenden 17 trupa brenda një shtëpie në shtetin më të dhu*shëm të vendit, Guanajuato

Trump i jep goditjen e fundit Harvardit, anulon kontrata federale me vlerë 100 mln dollarë

Marrëveshja me Italinë, anija ushtarake ‘Spica’ niset drejt Shqipërisë me 30 emigrantë

Administrata Trump do të monitorojë rrjetet sociale të studentëve të huaj që kërkojnë viza

Ishte mbështetës i tij, Trump fal ish-sherifin e dënuar për ryshfet

Deputetët francezë mbështesin ligjin që lejon eutanazinë

PD ankimon Shkodrën në KAS: Të shpallen të pavlefshme dhe të përsëriten zgjedhjet në qarkun e Shkodrës

Ka ardhur droga e re, ‘Yellow Zushi’! U zbulua në valixhen e një 39-vjeçari. Po e transportonte në Shqipëri

EMRI+FOTO/ E rëndë në Itali – 39-vjeçari shqiptar aksidentohet për vdekje teksa ishte nisur për në punë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.