19:27 | 17/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Ndaluni një sekondë dhe mendoni për prindërit”, Ministrja Manastirliu bën apel për të rinjtë me fotografinë nga terapia intensive në Infektiv

22:09 | 14/07/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Tamponët po i japin me racion”, ISHP i përgjigjet PD-së: Janë rreth 90 mijë teste, mos e përdorni për politikë koronavirusin

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka publikuar një fotografi nga terapia intensive në spitalin Infektiv duke i bërë apel të rinjve që të jenë më të përgjegjshëm ndaj masave të korònavirusit.

“E mirëkuptoj shkujdesjen e moshës, zellin për të relativizuar çdo gjë, madje edhe një sëmundje si kjo që shkakton korònavirusi. Ju lutem, ndaluni një sekondë dhe shihni këtë moment në terapinë intensive në spitalin infektiv pak minuta më parë dhe mendoni pak për prindërit dhe të afërmit tuaj!”, shprehet Manastirliu.

Ministrja shtoi se koronavirusi mund të mposhtet vetëm falë sjelljes së gjithësecilit dhe respektimit të masave. Kujtojmë se ditët e fundit ka pasur një numër të madh rastesh të reja ku nuk kanë munguar as jetët e humbura.

Shkrimi i plotë: Kam një apel për të rinjtë! E mirëkuptoj shkujdesjen e moshës, zellin për të relativizuar çdo gjë, madje edhe një sëmundje si kjo që shkakton korònavirusi.

E mirëkuptoj edhe prirjen tuaj për të mos besuar ekzistencën e diçkaje që nuk shihet me sy.

Ka shumë gjëra që nuk i shohim, por kjo nuk do të thotë që nuk ekzistojnë. Dhe një prej tyre është Còvid-19, që ka vënë në vështirësi Botën mbarë. Ju lutem, ndaluni një sekondë dhe shihni këtë moment në terapinë intensive në spitalin infektiv pak minuta më parë dhe mendoni pak për prindërit dhe të afërmit tuaj!

A do të donit vërtet të bëheshit bartës të një virusi, dhe shkaktarë të një sëmundjeje, që për ta mund të rezultojë fatale? Dhe në fund, mendoni pak për të nesërmen.

Mendoni për një kohë kur do të mbërrini në moshën e prindërve tuaj dhe do t’u mësoni fëmijëve tuaj përgjegjshmërinë dhe kujdesin ndaj të afërmit. A do ua ilustronit me shembullin që vetë po jepni sot?

Sigurisht, koronavirusi do të vihet përfund, siç ka ndodhur me shumë pandemi që ka parë Bota. Por të gjithë bashkë, me përgjegjshmëri qytetare, dhembshuri njerëzore, duke zbatuar rregullat bazë të mbajtjes së maskës, distancimit social dhe higjenës vetjake, ne mund ta fitojmë këtë luftë me sa më pak jetë të humbura. Dhe kjo varet nga sjellja e gjithësecilit prej nesh!

Pas

FOTO/ Pasi Rama e bëri për “dush të ftohtë”, kush ishte ambasadori që “ngushëlloi” Lelin pas kritikave të kryeministrit

Para

Sa qenka rritur! Vajza e madhe e Fjolla Morinës feston ditëlindjen dhe këngëtarja i bëri një urim super të ëmbël

Para
Sa qenka rritur! Vajza e madhe e Fjolla Morinës feston ditëlindjen dhe këngëtarja i bëri një urim super të ëmbël

Sa qenka rritur! Vajza e madhe e Fjolla Morinës feston ditëlindjen dhe këngëtarja i bëri një urim super të ëmbël

Discussion about this post

 



Të Fundit

Hasani mikpret Zëvendëskryeministren për Integrimin Evropian të Moldavisë: Bashkëpunim për integrimin

Gara e fortë në Lezhë! Kontestohet një votë, PS pretendon se është e pavlefshme, por…

“Shqipëria e ka vendin në BE”, Macron falënderon Ramën për mikpritjen: Franca ju mbështet në këtë rrugëtim!

Sot, finalja e Eurovizion, “Zjerm” pritet të ndezë skenën, Suedia favorite për të fituar

Numërimi i votave të diasporës nga Greqia, përfundon procesi për disa nga qytetet

Lufta në Ukrainë/ Trump do të zhvillojë bisedë telefonike me Putin dhe Zelensky

Nën dyshimin për spiunazh, kush janë 3 iranianët që dalin para gjykatës së Londrës

Vota e diasporës, dalin 50 vota më shumë në kutitë e fundit, Tabaku i ankohet Celibashit

Lavrov dhe Rubio në bisedë telefonike, diskutojnë rezultatet e bisedimeve në Turqi

Marrëveshje mes Rusisë e Ukrainës? Ja çfarë u propozon Vuçiç palëve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.