Ministrja Ogerta Manastirliu ka zhvilluar një takim me Komitetin Teknik të Ekspertëve për të folur rreth fazës së rihapjes së mëtejshme në kuadër të situatës së kóronavirusit. Ndërkohë që disa rregulla mbeten në fuqi, vihet re se Ministrja e Shëndetësisë nuk ka maskë as doreza teksa flet në takim.
Edhe ekspertet që qëndrojnë krah saj, përfshirë Albana Ficon, Mira Rakacollin dhe Eugena Tominin nuk mbajnë mjete mbrojtëse. Pjesa tjetër e ekspertëve, janë kujdesur për veten duke u pajisur me maska. Ndërkohë, mbledhja mbahet në një ambient të mbyllur por janë respektuar rregullat e distancimit social me qëllim që të shmanget përhapja e sémundjes.
Deri tani, është lejuar lëvizja e automjeteve dhe këmbësorëve pa autorizim deri në orën 21:00 në zonat e kuqe ndërsa mbeten në fuqi fundjavat pa makina edhe dy javë të tjera. Situata në Shqipëri është përmirësuar dhe njerëzit presin që të lehtësohen tërësisht masat me qëllim që të hapet sezoni turistik.
Por situata e jashtëzakonshme në vend do të mbetet deri me datën 23 qershor, ashtu siç u vendos rreth një muaj më parë.(A.M/Faxweb.al)