10:57 | 21/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ministrja Manastirliu në prezantimin e programit “Bridge”: Model i ri zhvillimi për kërkimin shkencor brenda universiteteve tona në bashkëpunimin me diasporën akademike

14:52 | 20/05/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ministrja Manastirliu në prezantimin e programit “Bridge”: Model i ri zhvillimi për kërkimin shkencor brenda universiteteve tona në bashkëpunimin me diasporën akademike

U prezantua sot programin “Bridge”, një iniciativë e re që synon të fuqizojë kërkimin shkencor dhe të forcojë lidhjet institucionale mes universiteteve shqiptare dhe diasporës akademike.
“Bridge” është një cikël i programit READ, një bashkëfinancim mes Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), i cili konsolidon një marrëdhënie të qëndrueshme me akademikë shqiptarë që kontribuojnë në institucionet më prestigjioze ndërkombëtare.

“Kemi sot mundësi të re mbështetje për universitetet tona që është Bridge nga READ. Bashkëpunimi i diasporës akademike dhe i studiuesve tanë, i kërkuesve shkencorë, i përfshirjes së studentëve në kërkimin shkencor, i rritjes së grupeve të kërkimit shkencor brenda universiteteve, por duke pasur gjithmonë një mbështetje nga diaspora akademike, për ne sjell një model të ri zhvillimi brenda universiteteve tona dhe për më tepër ky model zhvillimi është edhe i qëndrueshëm, pasi vjen nga një partner, i cili jo vetëm ofron qëndrueshmëri, por na ofron edhe garanci për transparencën, për efektivitetin, për menaxhimin e mirë të burimeve tona financiare, por mbi të gjitha për fuqizimin e burimeve njerëzore.”, tha Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.

Thirrja e parë për bashkëpunim, ka reflektuar interesin e lartë dhe potencialin e fuqishëm të këtij rrjeti bashkëpunimi.

“Vërtet jam e kënaqur që janë 477 projekte, të cilat kanë aplikuar dhe janë 55 prej tyre të cilat janë përzgjedhur si projekte fituese, projekte të cilat janë të fushave të ndryshme, duke nisur nga shkenca mjekësore, ato mjedisore apo shkencave kompjuterike gjithashtu edhe të shkencave humane, të tekonologjisë dhe inovacionit, të inteligjencës artificiale, janë projekte shkencore të cilat janë miratuar, por rëndësi të veçantë dua ti jap këtij modeli bashkëpunimi. Qeveria shqiptare përmes AKKSHI vendos buxhet për bashkëfinancim në këtë projekt, duke rritur efikasitetin duke rritur përfitueshëmrinë dhe mbi të gjitha duke rritur cilësinë e projekteve të kërkimit shkencor.”, tha Ministrja Manastirliu.

 

 

Programi “Bridge”, është një urë bashkëpunimi mes diasporës akademike dhe universiteteve shqiptare, për rritjen e cilësisë së kërkimit shkencor dhe ekselencës akademike në universitetet tona.

Bashkëpunimi i diasporës akademike dhe i studiuesve dhe kërkuesve shkencorë në Shqipëri, me bashkëfinancimin e projekteve të kërkimit shkencor me financimin e përbashkët të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, përmes AKKSHI dhe Programit READ të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), po krijon një model të ri zhvillimi të qëndrueshëm brenda universiteteve tona. Programi pilotohet fillimisht në Universitetin e Tiranës dhe Universitetin “Fan Noli” në Korçë.

Përmes “Bridge” lind një mundësi e re mbështetje për avancimin e ekselencës akademike në vend, për të çuar në një nivel të ri kërkimin shkencor në universitetet shqiptare dhe për t’i shërbyer me këto projekte, misionit të tretë të universiteteve që është ndikimi në shoqëri. Qëllimi është forcimi i diplomacisë akademike, për të ngritur cilësinë e universiteteve shqiptare dhe për të ofruar mundësi reale zhvillimi për të rinjtë në vendin tonë.

Pas

Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, dyshon në suksesin e bisedimeve bërthamore me SHBA-në

Para

Franca mbështet rishqyrtimin e Marrëveshjes së Asociimit midis BE-së dhe Izraelit

Para
Franca mbështet rishqyrtimin e Marrëveshjes së Asociimit midis BE-së dhe Izraelit

Franca mbështet rishqyrtimin e Marrëveshjes së Asociimit midis BE-së dhe Izraelit

 



Të Fundit

Pako me eksploziv e lidhur me një celular, policia e Durrësit sqaron ngjarjen te “Veliara”

Analiza/ A ka BE-ja ende mjete efektive për t’i “shkaktuar dhimbje” Rusisë?

Zyrtare/ Vllaznia prezanton Vioresin Sinanin si drejtorin e ri sportiv

E rëndë në Kuçovë! 66-vjeçari ngacmon seksualisht 17-vjeçaren

Tentoi të hynte në Shqipëri me mbi 31 mijë paund të padeklaruara, procedohet 36-vjeçari

Integrimi/ Shqipëria çel edhe grupkapitullin e ‘Konkurrueshmërisë’! Nesër Konferenca e Pestë e ndërqeveritare, Rama kryeson delegacionin në Bruksel

FOTO/ Igli Tare zgjedh Italianon, por Bologna bëhet pengesë

Mbaj përgjegjësinë për humbjen”/ Dashamir Shehi largohet nga drejtimi i koalicionit Djathtas për Zhvillim

Operacioni antidrogë me 52 urdhër-arreste, SPAK konferencë të përbashkët me autoritetet italiane në orën 11:30

Policia italiane arreston 97 pjesëtarë të Draghettës, shumica të akuzuar për trafikim droge

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.