Numri më i lartë i rasteve me korònavirus që prej nisjes së pandemisë është shënuar gjatë orëve të fundit në vendin tonë. Pasi Ministria e Shëndetësisë raportoi se janë konfirmuar 36 raste të reja, ministrja Ogerta Manastirliu mblodhi urgjentisht mjekët e Infektivit.
Burime për Faxweb.al thonë se kur doli nga mbledhja, njoftoi se do të kishte informacion paraprak për gjithçka u diskutua.
Nga rastet e reja 27 prej tyre janë zbuluar në Tiranë, 4 në Shkodër, 2 në Kamëz, 1 në Durrës, 1 në Lushnje dhe 1 në Lezhë.
Specialistja e ISHP-së Silva Bino tha se rritja e numrit të rasteve ka ndodhur për shkak të grumbullimit masiv të qytetarëve dhe neglizhimit që i është bërë këshillave për distancimin social dhe atyre të higjenës.(A.M/Faxweb.al)