Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha ka postuar në Instagram foto ku me aktivistë të partisë së saj ajo po ndjek me vëmendje ndeshjen e kombëtares shqiptare.
Ajo shkruan se pavarësisht rezultatit jo pozitiv të Shqipërisë në këtë ndeshje me Italinë, ata po e shijojnë këtë moment.
“Rezultati i ndeshjes nuk na e heq buzëqeshjen. Me të rinj plot entuziazëm”, shkruan Gjosha.
Tashmë ndeshja me Italinë sapo ka përfunduar me fitoren e Italisë ku kanë shënuar Imobile dhe De Rosi.
Tymuese janë hedhur gjatë ndeshjes Itali-Shqipëri në minutën e ’57 të pjesës së dytë e që ka bërë që ndeshja të ndërpritet.
Skuadrat janë urdhëruar të shkojnë në dhomat e zhveshjes për arsye sigurie.
Kapiteni Ansi Agolli dhe trajneri Xhani De Biazi u përpoqën të qetësojnë situatën tek tifozët.
Mësohet se është hedhur një flakadan në fushë nga një grupim shqiptar tifozësh në stadium.
Ndeshja ndërkohë ka rifilluar edhe pse ka akoma tym në fushën e blertë.
Gjyqtari slloven ka pritur derisa tifozët kuq e zi të qetësohen. Tifozët shqiptarë kanë krijuar tym dhe zhurmë duke hedhur vazhdimisht fishekzjarre. Italia ka shënuar një gol në pjesën e parë, ku De Rosi i dha avantazh vendasve. (M.D/ Shuplaka)