Pedadgogu Rezeart Prifti i ftuar në studion e lajmeve në Fax News foli për takimin e sotëm, që u zhvillua me disa pedagogë, me ministren e Arsimit Besa Shahini.
Prifti u shpreh se ministrja nuk kishte informacion për kerkesat e hartuara nga Asambleja e Pedagogëve dhe sipas tij ajo nuk dha asnjë përgjigje për pikat e parashtruara prej tyre.
“Ne i çuam 5 pika të dala nga 250 pedagogë. Në takim ministrja nuk përmendi asnjë nga ato pika. Mbajti shënim çfarë kishte për të mbajtur dhe hapi atë librin me përralla Pakti për Univeristetin dhe nuk dha asnjë përgjigje nga kërkesat që ne kishim. Për VKM-në çfarë mendimi ke?
Ministrja nuk dha asnjë mendim për asnjë gjë. Ministrja nuk e ka haberin se çfarë po ndodh, dhe mua kështu mu duk. Nuk pati komunuikim, na kërkuan takim të paktën të ishte e përgatitur për kërkesat tona. Unë tha kam ardhur t’ju dëgjoj juve.”- u shpreh Prifti.
Prifti theksoi se ato nuk duan të përdorin metoda ultimative, por kërkojnë dialog.
Lista e plotë e kërkesave të pedagogëve:
Rinkonfirmojmë mbështetjen e studentëve për kërkesat e tyre.
Shprehemi kundër Ligjit “Për arsimin e Lartë” 80/2015, si dhe kërkojmë shprehjen e vullnetit të qeverisë për fillimin e procesit legjislativ për hartimin e një ligji të ri për Arsimin e Lartë, në bashkëpunim me studentë, pedagogë dhe aktorë të tjerë të rëndësishëm, në një proces konsultimi të hapur dhe gjithëpërfshirës.
Kërkojmë shfuqizimin e menjëhershëm të VKM-ve të datës 26 dhjetor 2018: Nr.777, Nr.781, Nr. 783, si dhe urdhrat po të datës 26 dhjetor: Nr.183: Nr.184: Nr.185, të cilat bien në kundërshtim me autonominë universitare dhe lirinë akademike.
Kërkojmë rritjen e buxhetit për arsimin e lartë publik, si dhe
Ndalimin e menjëhershëm të fushatës denigruese ndaj pedagogëve dhe miratimin e statusit të pedagogut.
(M.Q/Faxweb.al)