23:20 | 30/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ministrja Pirdeni prezanton kursin e Këshillit të Evropës për punonjësit e administratës publike: Hap i madh drejt standardeve të larta

10:34 | 07/12/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ministrja Pirdeni prezanton kursin e Këshillit të Evropës për punonjësit e administratës publike: Hap i madh drejt standardeve të larta

Në kuadër të “Javës së Integritetit”, Ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, znj. Adea Pirdeni, mori pjesë në takimin e bashkëorganizuar nga Këshilli i Evropës dhe Shkolla Shqiptare e Administratës Publike (ASPA), ku u prezantua kursi i Këshillit të Evropës “Hyrje në Parandalimin e Korrupsionit” për gjithë punonjësit e administratës publike në nivel qendror dhe vendor.

Në fjalën e saj, ministrja Pirdeni, theksoi rëndësinë e kursit si një instrument praktik dhe i dobishëm për administratën, për t’u njohur më në detaje me format e korrupsionit dhe mënyrat e parandalimit të tij.

“Ky trajnim është një hap i madh përpara në përpjekjet tona për të ndërtuar një administratë publike më të përgjegjshme dhe më të përkushtuar ndaj standardeve të larta etike. Jam e bindur se ky kurs, tashmë i aksesueshëm për të gjithë administratën publike, është projektuar për të adresuar risqet e integritetit dhe për të ndihmuar në krijimin e një kulture të re pune bazuar mbi integritetin. Kjo iniciativë shkon në drejtim të pasjes së mekanizmave të cilat i shërbejnë çdo zyrtari publik. Nuk është asnjëherë tepër që secili prej nesh të kujtohet mbi detyrimet që ka në raport me subjektet jashtë administratës publike. Në kuadër të angazhimeve që qeveria Shqiptare ka marrë për të përmbushur detyrimet që burojnë nga të gjitha raportet ndërkombëtare, veçanërisht nga raporti i GREKO-s, kjo çështje merr një rëndësi të veçantë. Sot kjo iniciativë ka marrë një shtrirje më kapilare dhe një qasje më gjithëpërfshirëse,” tha ministrja Pirdeni.

Kursi online “Hyrje në Parandalimin e Korrupsionit” përfshin 13 module gjithëpërfshirëse që trajtojnë aspektet kryesore të luftës kundër korrupsionit, duke nisur me konceptet bazë dhe format e korrupsionit, mjetet dhe strategjitë për parandalimin e tij, si dhe rëndësinë e etikës së sjelljes. Kursi fokusohet te menaxhimi i konflikteve të interesit, kufizimet pas largimit nga detyra, dhuratat dhe përfitimet, deklarimi i pasurisë dhe garantimi i qasjes së lirë në informacion.

 

 

Gjithashtu, kursi përfshin temat e lobimit, financimit të partive politike, prokurimit publik dhe sinjalizimit, duke theksuar standardet etike dhe transparencën. Nga sot të gjithë punonjësit e adminsitratës publike mund të ndjekin kursin përmes platformës online HELP të Këshillit të Evropës, në gjuhën shqipe, duke ndjekur një proces të thjeshtë regjistrimi.

Në takim morën pjesë edhe znj. Giulia Re, Shefe e Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë; znj. Enkela Dudushi, Drejtore e Departamentit të Administratës Publike dhe znj. Arlinda Hoti, Drejtore e Drejtorisë së Trajnimit dhe Komunikimit në ASPA.

Etiketa: Adea Pirdeni
Pas

U dëmtuar nga zjarri, Katedralja e Notre-Dame hap sot dyert për turistët pas pesë vitesh

Para

Transportonin 21 kg lëndë eksplozive, Prokuroria Fier dërgon për gjykim tre persona

Para
Transportonin 21 kg lëndë eksplozive, Prokuroria Fier dërgon për gjykim tre persona

Transportonin 21 kg lëndë eksplozive, Prokuroria Fier dërgon për gjykim tre persona

Discussion about this post

 



Të Fundit

Bisedimet me Iranin? Trump: Nuk kam komunikuar me Teheranin që prej shkatërrimit të centraleve

SHBA e bombardoi me GBU-57/ Imazhet satelitore zbulojnë lëvizjen dhe punën e restaurimit në Fordow

Ukraina forcon aleancën me Gjermaninë, Zelensky kërkon mbështetje shtesë për mbrojtjen ajrore ndaj sulmeve të vazhdueshme ruse

Mbreti Felipe i Spanjës bën thirrje për forcimin e vlerës së multilateralizmit

Emergjencat Civile: 20 vatra zjarri raportohen në vend, të gjitha të shuar deri në orën 20:30

Kryeministri grek premton hetim të plotë për skandalin e subvencioneve false të BE-së

EMRI/ Dyshohet se fuste lëndë narkotike në qeli, arrestohet polici i burgut të Drenovës

Projektligji për vullnetarizmin miratohet nga Këshilli i Ministrave

‘Nuk mund të përjashtohet një Revolucion me Ngjyra’, Rusia paralajmëron Perëndimin të mos mbështesë protestat në Serbi

Dy vatra zjarri në Lezhë dhe Kurbin,ndërhyjnë zjarrfikësit(PAMJE)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.