12:08 | 23/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ministrja vesh ”fustanellën”, por Auron Tare ka një SQARIM për të: Më duhet të them që keni veshur diçka tjetër

13:30 | 20/05/2017
në Aktualitet, Te Gjitha
0
Ministrja vesh ”fustanellën”, por Auron Tare ka një SQARIM për të: Më duhet të them që keni veshur diçka tjetër

Një debat në rrjetet sociale ka nisur mes Ministres Mirela Kumbaro dhe Auron Tares. Shkak për këtë është bërë një postim i Ministres ku prezantonte festivalin e veshjes së fustanellave.

 Kumbaro, së bashku me drejtorin artistik të “Fustanella festival”, Robert Bishën, ka veshur një fund të bardhë pëlhure që e quan “fustanellë”.

“Marrëveshja për Fustanellën u arrit! Unë dhe Robert Bisha ramë dakord që Fustanella Festival do të mbahet në datë 19 – 20 – 21 MAJ, në Kalanë e Gjirokastrës. Fjalë burrash! Dhe grash!”, ka komentuar me krenari në Facebook ministrja e Kulturës pasi ka pozuar me një fund të bardhë të këtij festivali të veshur mbi teshat e veta para fotografisë së Azem e Shote Galicës.

Duke pozuar me qëllim promovimin e festivalit Bisha dhe Kumbaro kanë mbajtur të njëjtin qëndrim me atë të heronjve të kombit.

Pas postimit të kësaj veshjeje që ka qëllim promovimin e fustanellës, i pari që ka reaguar është Auron Tare, i organizatës për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, i cili i drejtohet ministres në Facebook me këto fjalë:

“Më falni dhe ndjese për komentin, por duke qenë nga Labëria dhe si person që e respekton shumë fustanellën dhe e vesh atë edhe në vizita apo aktivitete jashtë Shqipërisë, më duhet të them se ajo që ju keni veshur mund të jetë gjithçka përveç se fustanellës. Ndoshta një fund grash i bardhë apo diçka tjetër. Faleminderit për mirëkuptimin.”

Po t’i drejtohemi enciklopedisë etnografike shkruhet se “fustanella është një veshje popullore burrash e trashëguar në vise te ndryshme të shqiptare në Jug e Veri.

Fustanella ka trajtën e një fundi shumë të gjerë, me shumë pala në formë trapezi, të qepura së bashku e të mbledhura me rrudha të dendura tek beli. Copa ishte pëlhure shtëpiake e bardhë prej pambuku e liri. Fustanella dokumentohet të jetë që nga shek IV – III para erës sonë, në disa gjetje arkeologjike”.

Etnografi hungarez, baroni Nopça, besonte se fustanella shqiptare apo ilire, ishte modeli mbi të cilin u ndërtua veshja ushtarake romake. 

Etiketa: mirela kumbaro
Pas

Deputetja majë karrocës e jep një MESAZH: Përqafimi që eklipson çdo shtrëngim duarsh mes politikanëve

Para

”I vetmi i aftë të çojë Shqipërinë në rrugën e stabilizimit”, Paolo Romani nuk e kursen mbështetjen për Bashën

Para
”I vetmi i aftë të çojë Shqipërinë në rrugën e stabilizimit”, Paolo Romani nuk e kursen mbështetjen për Bashën

''I vetmi i aftë të çojë Shqipërinë në rrugën e stabilizimit'', Paolo Romani nuk e kursen mbështetjen për Bashën

Discussion about this post

 



Të Fundit

Situata me zjarret, Ministria e Mbrojtjes: Në 24 orë u raportuan 22 vatra, 11 ende aktive

Sërish nuk ka “tym të bardhë”/ Dështon për herë të 51-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës, tensione në sallë

Fotot para dhe pas, Rama publikon pamjet nga aksioni për lirimin e hapësirave

EMRI/ Vodhën mbi 400 mijë euro nga subjekti ku ishin të punësuar, arrestohet 37 –vjeçari, shpallet në kërkim financierja

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi shpërndan mandatet për qarkun Tiranë

SPAK zgjat afatin për hetimet ndaj Erion Veliajt, kryebashkiaku nuk do të jetë i pranishëm gjatë komunikimit të akuzave

Britania vendos sanksione ndaj bandave të trafikut të paligjshëm të emigrantëve, mes tyre edhe një shqiptar

Katastrofë humanitare/ Qindra të vdekur nga kequshqyerja në Gaza, shumica prej tyre fëmijë!

Korçë/ Katër veterinerë në pranga për matrikullim të bagëtive të kontrabanduara, një person në kërkim

Veprimet diskriminuese të tifozëve kuqezi në ndeshjen kundër Serbisë, FSHF dënohet nga FIFA

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.