Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka marrë pjesë në Takimin special SHBA-Karta e Adriatikut A-5.
Në këtë takim ministrja është takuar me sekretarin amerikan të Mbrojtjes James Mattis. Në fjalën e saj Xhaçka tha se në Samitin e NATO-s u vlerësua kontributi i Shqipërisë në Aleancë.
“Kontributi ynë në Afganistan, është i dyti në raport me madhësinë e Forcave të Armatosura. Shqipëria renditet në vend të 13-të në raport me vendet e tjera anëtare për kontributet tona në të gjitha misionet e operacionet e aleances.”
Gjithashtu ministrja tha se sekretari i mbrojtjes Mattis është shprehur se kontributi i Shqipërisë është më i madh sesa madhësia e saj gjeografike.
Në fund të fjalës së saj ministrja e vuri theksin tek rëndësia hapjeve të dyreve mes njeri-tjetrit më pas të kërkojmë hapjen e dyerve të NATO-s.
“Shumë shpejt, A-5 do të bëhet A-6, pas ftesës që do i bëjmë Kosovës për t’u bërë anëtare”, përfundoi minsitrja.
(E.V/Faxweb.al)
Discussion about this post