Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon me kontrollet për sigurinë ushqimore dhe mbajtjen pastër të tregjeve nga produktet e pasigurta dhe të dëmshme për shëndetin e konsumatorëve.
Në kontrollin e kryer kësaj radhe në magazinën e miellit, Fushë-Krujë të “Afrim Bici” kontrollohej për herë të parë edhe pse kishte 18 vite që ushtronte aktivitetin, “Prodhim, përpunim dhe shpërndarje me shumicë e ushqimeve për kafshë që përdoren për ushqim”. Për aktivitetin që ai kryente nuk kishte licencën përkatëse, si dhe tregëtonte plehra kimike.
Gjatë kontrollit u konsistua që produktet mbaheshin në kushtë të papërshtatshme higjenike . u gjetën dhe minjë të ngordhur, merimanga si dhe parazitë të tjerë.
AKU ka bllokuar 30 ton produkte për konsum njerëzor, deri në daljen e rezultatit të analizave dhe bllokim të 111.6 ton ushqim i pasigurtë për kafshë me destinacion asgjësimin e tyre.
Vijojnë kontrollet për sigurinë ushqimore për të parandaluar rrezikun tek shëndeti I konsumatorëve.
Discussion about this post