12:29 | 28/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

Minorenia nga Tirana seks me të dashurin fqinj por detyrohet ta denoncojë për përdhunim

21:28 | 05/03/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
Tutorja 17-vjeçare, si e detyronte të miturën të bënte seks me para

Një e mitur 17-vjeçare ka menduar një mënyrë të pazakontë për të qenë pranë të dashurit të saj. Për të bindur nënën e saj që t’i lejonte të martohej me të dashurin ajo ka  shkuar në Prokurorinë e Tiranës dhe ka kallëzuar se ishte përdhunuar prej tij. Historia është regjistruar në gusht të vitit 2016, kohë kur e mitura B. Q., e shoqëruar nga e ëma, ka depozituar një kallëzim kundër fqinjit të saj.

Por vetëm dy ditë më vonë adoleshentja  ka shpjeguar para oficerëve të Policisë Gjyqësore se nuk ishte dhunuar seksualisht dhe se me djalin e kallëzuar kishte një lidhje dashurie disamujore. Megjithëse ka shpëtuar nga përgjegjësia penale të dashurin, ajo nuk mundi t’i shpëtojë përgjegjësisë së saj për kryerjen e veprës penale të “kallëzimit të rremë”, shkruan një portal online.

Detaje:

 Më 10 shkurt 2017, Gjykata e Tiranës mbylli gjykimin e të resë, duke e dënuar me 2 muaj heqje lirie. Minorenia e gjykuar në masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” nuk do të shkojë në qeli, pasi përfundimisht gjykata vendosi pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burg dhe lënien e saj në shërbimin e provës për një periudhë 18-mujore.

Sipas vendimit të Gjykatës, kallëzimi i minorenes është depozituar më 2 gusht 2016. Ajo ka rrëfyer se rreth orës 13:00 të asaj dite ajo ka qenë e vetme në shtëpi, kur në dhomë i është futur fqinji i saj, i cili ka kryer marrëdhënie seksuale me të, pa dëshirën e saj.

“Në vijim të hetimeve, e pyetur më datë 04.08.2016, e pandehura ka shpjeguar se kishte rreth 5 muaj që njihej me fqinjin, kishte kryer disa herë marrëdhënie seksuale me dëshirë me të dhe e dashuronin njëri-tjetrin.

Në lidhje me kallëzimin e paraqitur 2 ditë më parë, e pandehura ka shpjeguar se nuk ishte e vërtetë që shtetasi i kallëzuar kishte kryer marrëdhënie pa dëshirën e saj, por kishte paraqitur kallëzimin e rremë me qëllim që nëna e saj ta lejonte të martohej me të kallëzuarin”, thuhej në vendimin e Gjykatës.

Gjatë fazës së hetimit dhe gjatë gjykimit të çështjes, e pandehura ka mbajtur qëndrim pohues. Ajo ka pohuar se është martuar me shtetasin e kallëzuar prej saj dhe ka kërkuar një dënim sa më të butë. (J.V/Shuplaka)

Etiketa: adoleshtjagenjeshtrai dashuri
Pas

Në 9 mars kryeministri i Izraelit takim në Moskë me Putin: Do ngre zërin kundra Iranit në Siri

Para

“Gëzuar ditëlindjen partnerit tim në krim”, marrëdhënia e “çmendur” e prindërve të Dua Lipës

Para
“Gëzuar ditëlindjen partnerit tim në krim”, marrëdhënia e “çmendur” e prindërve të Dua Lipës

"Gëzuar ditëlindjen partnerit tim në krim", marrëdhënia e "çmendur" e prindërve të Dua Lipës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Afera Partizani/ ‘Duam gjykim nga Gjykatë tjetër’, GJKKO rrëzon kërkesën e Berishës dhe Malltezit për përjashtim të trupës gjykuese

Situata me zjarret/ Ministria e Mbrojtjes: Në 24 orë u raportuan 34 vatra, 17 ende aktive

Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ shpërndan sot mandatet për Elbasanin, Durrësin e Fierin

Faza përfundimtare e garës për kreun e ri të BKH, 7 kandidatët zhvillojnë sot intervistën me Dumanin dhe prokurorët e SPAK

Një tjetër foshnje vdes nga uria në Gaza

KQZ ia dha mandatin kushërirës së tij, Lapaj ankohet në KAS: Lista e mbyllur dha dorëheqjen, më takon mua

Richard Grenell reagon sërish për Hashim Thaçin: E turpshme që po mbahet ende në burg

Sulmuan me bomba dore Komisionin Zgjedhor në Mitrovicën e Veriut, dënohen 12 vite burg tre të akuzuarit

Tiranë/ Finalizohet operacioni “Destinacioni”, arrestohet 23-vjeçari që lëvizte me armë në taksi

Fier/ Mbytën me tel kryefamiljarin Anesti Rama, Gjykata jep sot masat për nënë e bijë dhe mikun e tyre!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.