Detaje të reja zbulohen nga vrasja e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës Artan Cuku, i cili qëllua sot me armë zjarri, rreth 50 metra larg shtëpisë, nga dy persona të panjohur.
Sipas gazetarit Spartak Koka, në fakt Cuku është qëlluar me armë zjarri në hyrjen e pallatit, teksa po futej për në ashensor.
Ish-shefi i krimeve është ekzekutuar pak pasi u nda nga gruaja Mariola dhe dy fëmijët, djali dhe vajza, të cilët ishin ngjitur për në banesë, ndërkohë që ai i ishte drejtuar nje marketi për të blerë.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 20:00 në “Rrugën e Kosovarëve”, ku Cuku iu mor jeta në mënyrë të padrejtë nga dy persona me motor, të cilët e qëlluan me armë zjarri. (D.D/Shuplaka)