Në momentet e fundit, pak para se të vritej Refit Toro po fliste me dikë në telefon dhe dukej se po priste të vinte dikush. Autorët që duket se e kishin ndjekur makinën janë afruar duke e qëlluar me breshëri dhe janë larguar duke humbur gjurmët.
Policia ka ngritur postblloqe në të gjithë Vlorën, madje janë njoftuar edhe Fieri dhe qarqet e tjera për kontrolle në rrugën nacionale me qëllim që të mos largohen autorët, por deri në orët e vona nuk kishte asnjë të ndaluar. Burime nga grupi i hetimit bënë të ditur se viktima jetonte në Vlorë prej disa kohësh, por më parë ka qenë emigrant për shumë kohë në Itali. Ai figuron i papunë në Vlorë, dhe ndërkohë nuk rezulton asnjë biznes me emrin e tij.
Kujtojmë se refit Toro njihej edhe me emra të tjerë si Jetnor, Alfred, Robert, nofkën “Nori” etj. Dëshmitarë në vendin e ngjarjes bënë të ditur se kanë dëgjuar breshërinë e armës dhe më pas dy persona që janë larguar me vrap. (E.K/SHUPLAKA)