Roma rikthehet në Shqipëri, këtë herë jo për të luajtur një ndeshje finale të Conference League, por për të zhvilluar një test miqësor. Ekipi i drejtuar nga Jose Mourinho po përballet me Partizanin, në “Air Albania”, në sfidën që ka filluar prej orës 20.00.
Deri më tani, skuadra italiane po fiton 2-0 me golat e El Sharaawy dhe Belotti.
Partizani: Hoxha; Baruti, Preka, Buxhelaj, Hadroj; Bilali, Maget, Kote; Grezda, Keko, Bintsuka / Trajner: Zoran Zekiç
Roma: Rui Patricio; Llorente, Mancini, Smalling; Spinazzola, Aouar, Pagano, Kristensen; Bove, Belotti, El Shaarawy / Trajner: Jose Mourinho
Minutë pas minute:
45- Mbyllet fraksioni.
26- Gool Roma. Belotti dyfishon shifrat. Gjithçka nis pasi Hadroji humbi topin.
12- Gol Roma. Realizon El Shaarawy, feston skuadra e Mourinhos.
10- Minuta të qeta, skuadrat qëndrojnë në prapavijë. Pothuajse asnjë rast!
7- Provon Archange Bintsouka, por nuk godet dot në shenjë.
1- Nis ndeshja.