Ka përfunduar miqësorja mes Turqisë dhe Shqipërisë e luajtur në Antalia. Ka qenë një ndeshje mjaft emocionuese dhe me shumë gola, ndërkohë që ekipi ynë ka bërë një paraqitje mjaft dinjitoze.
Armando Sadiku ka shënuar dy herë për tanët përkatësisht në minutën e 24-t dhe në minutën e 39-të. Pas dy golave të Sadikut turqit kanë ngushtuar diferencën me Cengiz Under I cili ka shënuar në minutën e 47. Por atëhërë kur mendohej se do të vinte goli i barazimit, Eros Grezda ka menduar për golin e tretë për Shqipërinë, duke e dërguar topin në rrjetë në minutën e 55-të, ndërkohë Turqia sërish ngushtoi diferencën në minutën e 60-të me Emre Akbaba.
Në këtë ndeshje Shqipëria luajti me 10 lojtarë që nga minuta e 4i-të pasi Ledjan Memushaj doli me karton të kuq.
Kjo ishte vërtetë një fitore prestigji për ekipin tonë, I cili edhe me 10 lojtarë ia arriti të shënojë por edhe të ruajë avantazhin. (B.H/Faxweb)