08:46 | 01/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Miqtë e Bujar Lakos rrëfejnë bisedat e fundit me të: Dy rolet që i mbetën peng

10:05 | 27/12/2016
në Aktualitet, Kryesore, Te Gjitha
0
Gazetari pas ndarjes nga jeta të aktorit Lako: S’kishte qejf të fliste për veten…do na mungosh Bujo

‘’Bujari, me trupin prej atleti, pantallona xhinse, një setër të zezë, me jakën e ngritur lart dhe me një mjekër të bollshme nuk shuante vetëm kuriozitetin tonë adoleshent për të parë nga afër një aktor që e kishim parë prej kohësh në kinema dhe TV, por sfidonte edhe kohën, moralin e ngurtë dhe edukatën spartane të modës komuniste, që këmbëngulte që mjekrën ta konsideronte si shthurje morale!”, kështu e  përshkruan nëndrejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dorian Koçi.

Bujar Lako u nda nga jeta në moshën 68- vjeçare. Ai u shua ditën e djeshme në orën 08:30 të mëngjesit për shkak të një ataku kardiak.Krejt i tërhequr nga media e përkundër – tejet hokatar me miqtë e afërt, Bujar Lako u shua krejt papritur, ndërsa plane të mëdha kish diskutuar me kolegët e miqtë.

Ndërsa gjendet në shtëpinë e të ndjerit, regjisori Laert Vasili, thotë për “GSH” se çfarë kishte diskutuar me Bujon, edhe në takimin e fundit veçse pak ditë më parë. Pas bashkëpunimit për “Doruntinën” e Kadaresë, ata kishin në projektet e vitit të ardhshëm edhe pjesë të tjera. “‘Persët’ e Eskilit e kishim në projekt për ta vënë në skenë vitin tjetër. Bujo do luante Mbretin e Persisë, Darios. Pas përfundimit të shfaqjeve për ‘Doruntinën’, Bujo me thoshte ‘eja fillojmë një gjë tjetër’, kishte dëshirë të punonte”, thotë Vasili.

Duke shtuar se ishte rinuar dhe se kishte qejf të luante sa më shumë, pasi qe tërhequr prej vitesh nga skena, tregonte kishte shumë dëshirë e madje kishte ëndërr edhe mbretin Lir.

“Dua ta luaj mbretin’, më thoshte”, – tregon Vasili, ndërsa mohon që Bujar Lako të ketë pasur probleme shëndetësore. “Nuk kishte fare probleme shëndetësore. Dilnim shpesh jashtë Tirane. Ishte shumë vital, i jepte vetë makinës”.

 “Persët”, tragjedia e Eskilit, trajton dhimbjen e persëve kur mësojnë për humbjen e tyre totale në betejën e Salaminas. Përmes vajtimit të persëve, Eskili evidenton përmasat e humbjes, promovon moralin dhe vlerat e grekëve fitimtarë, ndërsa dënon arrogancën njerëzore.

Lako përcillet sot në banesën e fundit, ndërkohë që homazhet i bëhen në banesë. (E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: Bujar Lakokryesore
Pas

Polici italian që u plagos nga terroristi i Berlinit: Nuk jam hero

Para

E rëndë në Shijak, vetëplagoset polici me armën e shërbimit (EMRI)

Para
Precedentët e mëparshëm, kush është autori i plagosjes me thikë tek “Unaza e Re”

E rëndë në Shijak, vetëplagoset polici me armën e shërbimit (EMRI)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Projektligji multitrilionë dollarësh i Trump/ Seancë maratonë votimesh në Senatin Amerikan

COVID-19 prezent, konfirmohen 6 raste të reja, përjashtohet nënvarianti i ri! Drejtoresha e ISHP thirrje për kujdes në higjienë

Rritet ndjeshëm numri i udhëtimeve të shqiptarëve në 2024, dominojnë Tirana e Italia

Kush janë të akuzuarit për sulmin në Banjskë që u panë pranë Presidencës së Serbisë?

FBI dhe NSA: Sulme kibernetike nga Irani ende të mundshme

“Përvëlohet” Europa/ Pritet verë akoma më e nxehtë! Sa të rrezikshme janë temperaturat e larta?

Kriza godet fasonët: Rrezikohen mbyllje masive dhe humbje vendesh pune

Shpërthim në një fabrikë kimike në Telangana, Indi, 10 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

Horoskopi për ditën e sotme, 1 korrik 2025

Bisedimet me Iranin? Trump: Nuk kam komunikuar me Teheranin që prej shkatërrimit të centraleve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.