Vetëm 24 km nga Elbasani ndodhet pika turistike e Gjinarit. Kjo zonë njihet për ajrin e pastër , terrenin kodrinor dhe masivin pyjor me pisha. Por pavarësisht resurseve për zhvillimin e turizmit qoftë atij dimëror dhe veror problem mbetet infrastruktura në qendër të fshatit”.
Për të promovuar turizmin, pushteti lokal organizon në Gjinar të Elbasanit festën lokale Miqtë e Malit. Qytetarë të shumtë që kishin ardhur nga zonat përreth, përveçse pushuan në natyrën e mrekullueshme të fshatit, patën mundësi të shikonin edhe panairin e prodhimeve artizanale dhe ato agroushqimore.
Nuk mungoi as muzika live dhe aktivitetet sportive. Qytetarët besnikë të këtij aktiviteti thonë se e frekuentojnë cdo vit.
Në panair prodhuesit artizanal ekspozuan punimet e tyre ndonëse ankohen për rënien e fuqisë blerëse.
Edhe pse natyra është treguar bujare me Gjjnarin qendra e fshatit dhe infrastruktura rrugore vijon të mbetet shqetësim. Sipas vendasve mungesa e investimeve pengon zhvillimin e turizmit.
Miqtë e Malit është një festë që është kthyer në traditë tashmë dhe zhvillohet prej shumë vitesh në Gjinar. Ndërsa simbolikë e saj është edhe ndezja e flakës olimpike e cila startin e nisi me kryebashkiakun Gledian Llatja.
Discussion about this post