02:28 | 09/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Miqtë e punëtorit që ra nga skela përlotin rrjetin: ‘Siguria e para’, i vetëm në familje… Mu errën sytë

14:04 | 18/08/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Miqtë e punëtorit që ra nga skela përlotin rrjetin: ‘Siguria e para’, i vetëm në familje… Mu errën sytë

Dy punëtor humbën jetën dhe tre të tjerë janë plagosur rëndë nga ngjarja tragjike që ka tronditur kryeqytetin dy ditë më parë në kryeqytet teksa po punonin në restaurimin e fasadës së një pallati.

Njëri nga viktimat është Ergys Ibrahimi, nga Gramshi i cili është përcjellë për në banesën e fundit ditën e sotme në orën 11:00.

Familjarët dhe miqtë e Ergys Ibrahimit, një prej punëtorëve të ndërtimit që ndërroi jetë pasi ra nga skela dy ditë më parë kanë shprehur dhimbjen e tyre në rrjetet sociale.

Në postime të ndryshme, qytetarët e Gramshit shkruajnë se Ergysi ishte një djalë i guximshëm që ja doli vetë mbanë në jetë.

Ky njoftim është publikuar në faqen zyrtare të Gramshit:

“Krejt papritur dhe në moshën më të bukur, u nda nga jeta bashkëqytetari ynë Ergys Shkelqim Brahimi. Nga sot qytetit tone do t’i mungojë një njeri i urtë, i sjellshëm, fjalëpaktë e punë shumë. Do t’i mungoje një i ri që, për aq sa jetoi, diti të ec guximshëm në rrugën e vështirë të jetës. Ergysi punoi pa kursyer asgjë, sepse puna ishte virtyt i bekuar prej Zotit vet. U prehtë në paqe shpirti i Ergysit dhe ngushëllime prindërve, motrave dhe familjareve te tij! Lamtumire, shoku yne Ergys! Varrimi behet nesër në orën 11.00 dt. 18.08.2019m,”- shkruhet në status.

Në një postim të “Gramshi Turistik” shkruhet:

“Sot ndodhi 1 aksident ne pune ne fasadën e 1 pallati në “rrugen e Elbasanit” Tirane ku u shemb skela qe kryheshin punimet! 
Vdiqen 2 persona,ku 1 nga keta persona ishte Ergys Brahimi rreth 30 vjec ? 
Djal I urte per shoqerine dhe i vetem per familjen e tij ???
Mu erren syt! 
U turbullova! 
Me iku zeri fare…kur mora vesh lajmin per ty Gysi!
Nuk mund ta besoj akoma ???
Te qofte dheu i lehte shoku im! 
I paharruar qofte kujtimi yt! 
Ngushellime familjes! 
Ishte djal per se mbari ???
Pallat i mallkuar! More jeten e Gysit!”

Ndërsa në një tjetër status kjo faqe ka publikuar një postim të vetë Brahimit nga ku shihet në vendin e punës dhe mbi foton e tij shkruan në anglisht “Siguria është e para”, përkrah të cilës shkruhet:

“”Siguria eshte e para”
Fjale te thena nga Ergysi,djali nga Gramshi qe humbi jeten sot ne aksidentin qe ndodhi me skelat ne pune ne Tirane!
Shoku im ti,urtësia,zgjuarsia dhe mirësia jote nuk kane Per tu harruar kurre! 
Zoti na dhente force Per ta përballuar kete humbje!”

Si pasojë e rrëzimit të skelës ku po punonin 5 punëtorë, dy prej tyre humbën jetën, dhe tre të tjerë u plagosën.

Dy viktimat e ngjarjes së rëndë ishin të rinjtë Ergys Brahimaj dhe Orjan Kodra, ndërsa të plagosur mbetën Genti Bardhi, Euglidios Lika dhe Altin Marku, të cilët fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Kujtojmë se rikonstruksioni i fasadave ishte një projekt i Bashkisë së Tiranës, çka e thellon dhe më shumë skandalin dhe vë mjaft në pikëpyetje kushtet në të cilat detyrohet që të punojnë shqiptarët. (Lexo edhe këtu)

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: ergys brahimiergys ibrahimaj
Pas

Flasin për Fax News avokatët e Kokëdhimës: Shoferi ishte nën ndikimin e drogës, Gjykata vulosi deklaratën e Ramës

Para

VIDEO/ Çfarë nuk u pa në seancën e Kokëdhimës: As për Bin Laden-in nuk u bë kaq bujë, e kam dhe mik Ramën

Para
VIDEO/ Çfarë nuk u pa në seancën e Kokëdhimës: As për Bin Laden-in nuk u bë kaq bujë, e kam dhe mik Ramën

VIDEO/ Çfarë nuk u pa në seancën e Kokëdhimës: As për Bin Laden-in nuk u bë kaq bujë, e kam dhe mik Ramën

Discussion about this post

 



Të Fundit

Situata e zjarreve në vend/ Gjatë ditës së sotme u regjistruan 15 vatra, mbeten aktive ende katër

Marrëveshja për Gazën, Trump lajmëron një tjetër takim mbrëmjen e sotme me Netanyahun: Duhet ta zgjidhim këtë çështje!

Avokati Leonard Karaj: Burgosja e Ervin Salianjit pë Ramën ishte “gol politik” por Salianji do të sjelli sinergji të reja në PD

Veliaj mbetet në burg/ Avokati Leonard Karaj: Vendim i pritshëm, SPAK ka vendosur një standard të ri

Kredi pa kolateral për fermerët, qeveria jep 30 mln euro garanci sovrane

Operacioni i Europol/ Trafikuan tonelata kokaine e hashash, arrestohen 28 pjesëtarë të “Ndrangheta”-s. Mes tyre një grup shqiptar, roli i tyre

Humbi jetën duke shpëtuar dy turistë në liqen, Bashkia Shkodër: Akt heroik me fund të hidhur, ngushëllime familjes Alamani

Tarifat e Trump, presidenti: Nuk ka më shtyrje afati, 1 gushti është data vendimtare

Përfundon takimi i Ramës në Bashkinë e Durrësit/ U kërkon drejtueseve të japin dorëheqjen

Kërkoi ndryshim të masës së sigurisë dhe heqje të sekuestrove, GJKKO rrëzon bosin e mikrokredive që zhvati qytetarët

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.