01:09 | 18/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

‘Miqtë që u kthyen në armiq’, sot zgjedhjet për kreun e FSHF-së, ç’pritet të ndodh në Durrës

08:21 | 07/02/2018
në Flash, Kryesore, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
5 ditë para zgjedhjeve, Duka-Finos: Kam frikë të përmend emrat e kriminelëve që ke aktivizuar

Duke filluar nga ora 9;00 e mëngjesit të sotëm do të nis gara e zgjedhjeve për kreun e ri të FSHF-së.

Asambleja e Përgjithshme zgjedhore do të zhvillohet në Durrës, dhe pritet që të japë emrin e ri që do të drejtojë federatën shqiptare në vitet që do të vijnë.

Gara këtë herë ka qenë e nxehtë dhe ka paraprirë me deklarata për manipulime apo ndërhyrje të politikës.

Dy ish-miqtë siç ata e quanin veten në nisje të garës Duka dhe Fino tashmë kanë rritur edhe më shumë tonet kundër.

Deputeti Fino, pretendon se lista e votuesve është e përpiluar në mënyrë të paligjshme nga presidenti aktual dhe se në zgjedhje do të votojnë shoqata të paregjistruara.

Nga ana tjetër, Armand Duka pretendon se kundërshtari po përdor persona të inkriminuar, për të ushtruar presion mbi votuesit.

Duka ka deklaruar se Fino ka aktivizuar kriminelë, emrat e të cilëve ka frikë ti artikulojë. Duka pretendon gjithashtu se qeveria është investuar në ndihmë të kandidatit Fino dhe disa ministra kanë punuar në mënyrë aktive për të ndihmuar këtë kandidat.

Në zgjedhjet për presidentin e ri, pritet të ketë 65 votues. Votuesit janë përfaqësuesit e klubeve të futbollit dhe 12 shoqata.  Kjo ka qenë një pikë e nxehtë e debateve të zhvilluara mes kandidatëve, sepse deputeti Fino, pretendon se 12 prej votuesve, që janë shoqata, nuk duhet të kenë të drejtë vote, për shkak se nuk janë të regjistruara në gjykatë.

Që dje kanë mbërritur në vëzhgues të UEFA-s dhe FIFA-s. Zoran Lakoviç, drejtor i divizionit të Federatave kombëtare në UEFA, thekson edhe njëherë parimet e qeverisë europiane të futbollit, duke uruar në zgjedhje demokratike.

“Unë dhe Surkis, zv.presidenti i UEFA-s, do të jemi këtu për të ndjekur Asamblenë e Përgjithshme që do të mbahet të mërkurën. Surkis ishte në Tiranë pak ditë më parë, vizitoi Federatën dhe takoi kryeministrin e vendit, e raportimi i tij ishte pozitiv për takimet.

Ne mendojmë se zgjedhjet do të jenë demokratike dhe kjo është arsyeja që jemi këtu. Nuk jemi thjesht për të monitoruar procesin, por edhe fushatën elektorale, që është shumë e rëndësishme të jetë konform parimeve të UEFA-s”, tha Zoran Lakoviç, drejtor i divizionit të Federatave kombëtare, UEFA.

Së bashku me përfaqësuesit e UEFA-s, në Tiranë ka mbërritur edhe Luca Nicola, përfaqësues i FIFA-s dhe vëzhgues i organit më të lartë të futbollit botëror, për zgjedhjet e 7 shkurtit.

(E.K/Faxweb)

 

 

Etiketa: armando dukaBashkim Finodukagarazgjedhjet
Pas

Nuk ua merr mendja, me kë do bëj duet Flori Mumajesi

Para

Përfitimi i ndihmës ekonomike, dy dokumentat që duhet të dorëzohen

Para
Përfitimi i ndihmës ekonomike, dy dokumentat që duhet të dorëzohen

Përfitimi i ndihmës ekonomike, dy dokumentat që duhet të dorëzohen

Discussion about this post

 



Të Fundit

Grossi: Kapacitetet e pasurimit bërthamor të Iranit janë ngadalësuar

Shefi i Forcave të Armatosura të Izraelit: Bazat bërthamore të Teheranit janë goditur thellë

Merz për sulmet në Lindjen e Mesme: Izraeli po kryen punën e ndyrë për të gjithë ne!

IDF: Sulm i ri me raketa nga Teherani

Greqia nis fushatë ndërgjegjësuese për sigurinë në ujë

Zjarri në malin e Krastës vihet nën kontroll, vijon puna për shuarjen përfundimtare

Berlini përkujton 72-vjetorin e kryengritjes antikomuniste

Përshkallëzohen tensionet mes Izraelit dhe Iranit, Erdogan akuzon Netanyahu: Kërcënimi më i madh në Lindjen e Mesme

Shpërthime intensive në Teheranin perëndimor, kryeqyteti iranian goditet sërish nga raketat izraelite

Vijon kriza politike në Kosovë, opozita fajëson Kurtin: Po izolon vendin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.