Mira Kazhani, gazetarja e talentuar do të jetë së shpejti në drejtim të një portali të ri në treg. Ka ditë që qarkullon, por dje vetë Kazhani ka rrëfyer se është duke punuar dhe për pak ditë portali ”TiranaPost” do të jetë online.
E shquar për stilin e saj në të shkruar, sigurisht që Kazhani ka dashur të ndajë edhe një rrëfim që i ka mbërritur në adresën zyrtare të portalit.
”Ishte një zengjin i ri. Kish blerë kështjellën e aristokratit të fundit në botë. Në kështjellë nuk kish mbet më asgjë nga familja aristokrate veç maxhordomit. Zengjini i ri zgjohet në mëngjës dhe provon një nga kostumet më të shtrenjtë. E pyet maxhordomin -he, më shkon? S’e di ju përgjigj maxhordomi. ‘Duhet ta veshësh edhe 100 vjet që të të shkojë’.
P.s rrëfimi më i bukur i ditës.”, shkruan Kazhani, teksa lajmëron lexuesit që dhe pak ditë e ndajnë nga dalja online e portalit. Nuk dihet me saktësi se çfarë natyre do ketë portali i Kazhanit, a do jetë gjeneralist apo i profilizuar, por në këtë rast do kishte vlerë vetëm një urim ”Suksese Mira!”. (V.G/SHUPLAKA)