13:35 | 18/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Miranda Rira në maternitet, Edi Rama s’e lë pa e ‘gërricur’: Pas 30 Qershorit do t’i japim…

11:53 | 02/04/2019
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Miranda Rira në maternitet, Edi Rama s’e lë pa e ‘gërricur’: Pas 30 Qershorit do t’i japim…

Kryeministri Edi Rama teksa ka qenë sot në zonën e Rrajcës në Prrenjas, nuk ka kursyer as ironinë dhe batutat në drejtim të kryebashkiakes së LSI-së Miranda Rira. Kjo e fundit nuk ishte e pranishme në takimin e Ramës për fshatrat turistikë, pasi vetëm dy ditë më parë është bërë nënë.

Duke e uruar për lindjen e fëmijës së saj, Rama ka këmbëngulur që pas 30 Qershorit, Prrenjasi do të drejtohet nga PS, ndërsa shtoi “do t’i japim kohë Mirandës të merret më shumë me fëmijën”, duke iu referuar kështu zgjedhjeve lokale.

“I keqardhur për mungesën e kreut të bashkisë. I uroj dhe 100 bebes së sapolindur të Mirandës dhe kam besim dhe bindje që do t’i krijojmë të gjitha mundësitë Mirandës që të fokusohet tek bebja pas 30 qershorit”, tha Rama në fjalën e tij.

Miranda Rira prej disa muajsh tashmë është në një betejë të japur me qeverinë socialiste, për shkak se i është bllokuar buxheti i Bashkisë, duke qenë se këshilltarët e majtë i kanë dalë kundër.

“Kjo është një lojë politike, është diçka që është bërë qëllimisht. Taulant Balla e quan Prrenjasin si bastionin e vet, don të zhvillojë bizneset e veta dhe kjo është arsyeja se përse është krijuar kjo situatë.

Ky është një urdhër nga deputeti që deri në zgjedhje të pengohet me çdo kusht puna e kryetarit të bashkisë. Kemi thirrur mbledhje të vazhdueshme, por në asnjërën prej tyre nuk kanë ardhur anëtarët e majtë, pasi nxjerrin shpesh justifikime të pakuptimta për mungesën”, deklaroi Rira pak kohë më parë në Fax News për këtë çështje. (Lexo ketu)

(E.K/FAXWEB.AL)

 

Etiketa: edi ramamiranda rira ne maternitet
Pas

”Zyrtarë të përdhunuar”, gazetari reagon ashpër ndaj Voltana Ademit: Të mbyllet në spital psikiatrik, ku e gjen guximin?!

Para

“The Economist”: Çfarë do të thotë humbja e Stambollit dhe Ankarasë për Erdoganin

Para
“The Economist”: Çfarë do të thotë humbja e Stambollit dhe Ankarasë për Erdoganin

“The Economist”: Çfarë do të thotë humbja e Stambollit dhe Ankarasë për Erdoganin

Discussion about this post

 



Të Fundit

Prononcimi i Zëvendëskryeministres, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ku mori pjesë në takimin e Traktatit të Komunitetit të Energjisë, mbajtur në Athinë

53-vjeçarja e zhdukur në Itali gjendet pa shenja jete pas rreth 2 javësh, ja për çfarë po heton policia

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Short time”

SHBA ndryshon qasjen diplomatike: Rubio u kërkon diplomatëve të mos komentojnë mbi drejtësinë dhe zgjedhjet jashtë vendit

Kavajë, procedohen 2 shtetas për zënien e hapësirave publike në plazh

SHBA 9 miliardë më pak ndihma botës, Dhoma e Përfaqësuesve miraton paketën e shkurtimeve financiare për transmetuesit publik

Tiranë/U kapën në flagrancë, duke kryer punime ndërtimi, pa leje, arrestohen 2 shtetas

Situata përshkallëzohet në jug të Sirisë, përleshje dhe sulme ajrore izraelite në Damask

Aksident i rëndë në hyrje të Fushë-Krujës, plagosen rëndë 3 persona

Rama: Një ditë do kemi një ministër me Inteligjencë Artificiale, s’ka kushërinj për të punësuar

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.