11:51 | 06/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Miratim dhe amendim i dekretit/ Gjata: Turp për kryetarin e Komisionit, nuk di t’i përgjigjet pyetjes juridike të gazetares. Kam një sfidë për ta…

17:18 | 18/09/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Miratim dhe amendim i dekretit/ Gjata: Turp për kryetarin e Komisionit, nuk di t’i përgjigjet pyetjes juridike të gazetares. Kam një sfidë për ta…

Maxhoranca ka miratuar në parim në Komisioni e Veprimtarisë Prodhuese dekretin e presidentit të republikës Ilir Meta i cili e ktheu ligjin për teatrin për shqyrtim.

Miratimi u shoqërua me debate të forta dhe tension pasi opozita deklaroi se miratimi i dekretit do të thotë rrëzimi i tërë ligjit dhe jo atë që bëri maxhoranca duke votuar amendamente për përmirësimin e tij.

Në lidhje me kët çështje, juristi Çlirim Gjata i ftuar në ‘Fax News’ u shpreh se kjo që bëri maxhoranca ishte shkelje flagrante e kushtetutës.

Ai u shpreh qartë se nuk mund të ketë njëkohësisht edhe miratim të dekretit që rrëzon ligjin në tërësi dhe nga ana tjetër miratim të amendamentit për ta futur në ligj, sepse ligji është rrëzuar.

“Unë i sfidoj nga televizioni i juaj, më gjeni një specialist të parlamentit që ta justifikojë këtë procedurë që përdori maxhoranca.

Thelbi është pse shkelet disa herë radhazi ligji, disa herë kushtetuta dhe gjithcka shkon drejt dhunës dhe diktatit.

Deputeti që është dhe kryetar komisioni, nuk di të përmendë një, nen ose ligji, nuk di të përmendë një nen kushtetute kur u pyet nga gazetarja,  një pyetje juridike i bëri ku thelbi ishte nëse ligji tani do të shkojë sërish tek presidenti, tani që u amendua. Gazetarja të bën pyetje juridike dhe deputeti për turp nuk di të përgjigjet.

Por thotë se “nuk do të bëjmë gjë që nuk është bërë më parë”, po pse çfarë do thotë kjo? Më parë ka pasur nazizëm, fashizëm, më parë çfarë nuk ka pasur. Kjo është zgjidhja?  Kështu zgjidhet? E shkreta kushtetutë ku është. Dekreti o rrëzohet o pranohet, nëse dekreti miratohet bie ligji. Nuk ka miratim dekreti dhe bërjen e amendimeve.

Ka miratim ose rrëzim dekreti. Qeveria duhet ta bëjë nga e para. Tani këto duan të lahen. E thashë dhe më parë, i sfidoj, le të vijë një specialist, se ku e mbështesin në kushtetutë këtë. Pse e ke miratuar dekretin kur ke mbajtur në fuqi 99% të ligjit. Ligji nuk është kthyer për shkak të amendamenteve por si ligj në tërësi.

Këta po mundohen të kapërcejnë situatën. Me këto procedura ai mund të vije të miratojë një ligj që t’ju a marrë shtëpinë dhe të bëj dicka tjetër. Abuzimi të errëson sytë, diskutohet për 200 milionë euro, u erren sytë pushtetarëve. Miratoj dekret që rrëzon ligjin, por miratoj dhe një amendament për ligjin, por ligji është rrëzuar kjo është nonsens. Në një anë pranon dekretin për të rrëzuar ligjin, në anën tjetër miraton amendamente për t’i futur në ligj, por ti nuk ke ligj. E tërë procedura është antikushtetuese. Është shkelur procedura parlamentare, miratim dhe amendim, dhe s’kemi Gjykatë Kushtetuese. Prandaj del kryetari i Komisionit dhe thotë nuk do bëjmë asgjë që nuk është bërë më parë”, u shpreh Çlirim Gjata.

I pyetur se si zgjidhet kjo situatë, ai deklaroi se mund të shkohet drejt përplasjes.

“Zgjidhja është , kam frikë se do të kemi përplasje, varet edhe nga PD. Personalitetet më të mëdha të këtij vendi janë kundër, nëse kjo shkon në parlament, me këtë shkelje pa pasur të drejtë se ku të ankohesh. Njerëzit do shkojnë tek teatri, cfarë do bësh ti? do çosh fadromat e t’i vrasësh. Kjo është tirani parlamentare”,  u shpreh Çlirim Gjata dër të tjera.

Intervista plotë:

 

(B.H/Faxweb)

Etiketa: clirim gjataligji per teatrinmiratimi i dekretit
Pas

Masturbimi i shqiptarit përpara një vajze të mitur, Matteo Salvini letër ministrit të Drejtësisë

Para

Dekreti i Presidentit për Teatrin, drafti i ri hap garën për të gjitha kompanitë

Para
Dekreti i Presidentit për Teatrin, drafti i ri hap garën për të gjitha kompanitë

Dekreti i Presidentit për Teatrin, drafti i ri hap garën për të gjitha kompanitë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Elisa Spiropali uron shqiptarët për Kurban Bajramin: Të ndajmë të mirën dhe të ndërtojmë një shoqëri më solidare

Plagosje edhe në Sarandë! Sherr mes të rinjve, dhunë dhe përplasje makinash

Të shtëna me armë në Kavajë, fqinji qëllon drejt çiftit të bashkëshortëve! Shkak një konflikt (EMRAT)

Futën në Shqipëri medikamente të paautorizuara, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq 5 shtetasit nga Kosova

Organizata Botërore e Shëndetësisë i bën thirrje izraelit: Mbroni dy spitalet e fundit funksionale në Gaza

Ukraina godet me dron një hotel në Zaporozhia të Rusisë

Arrestohet 25-vjeçari në Tiranë për shpërndarje droge, sekuestrohen kokainë, armë të ftohta dhe para të përfituara nga aktiviteti kriminal

Festivali i Arkitektëve, Rama: Shqipëria sot prodhon më shumë arkitekturë se sa e gjithë Europa bashkë

Zelensky: Rusët janë të sëmurë nga urrejtja dhe lufta, vetëm me forcë ndalen

Serbia zbarkon sot në Tiranë, ja programi i rivalëve të Shqipërisë para ndeshjes

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.