10:15 | 19/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Miratimi i “anti-KÇK”/ Pas delegacionit të BE-së, reagon edhe Ambasada Amerikane: Duhet të mbështeten edhe institucionet e reja të drejtësisë

10:01 | 02/02/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Konsensusi për Reformën Zgjedhore, reagon ambasada e SHBA: Trajtim të plotë rekomandimeve të ODHIR-it

Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka reaguar në lidhje me miratimin e Ligjit Anti-KÇK.

Ambasada amerina shkruan se mirëpret përpjekjet e intensifikuara nga Qeveria e Shqipërisë për të parandaluar krimin e organizuar që të përdorë pasurinë e paligjshme për të minuar themelet e shtetit ligjor.

Ndërkohë që shton se mekanizmat e përforcuar për zbatimin e ligjit duhet edhe të mbështesin institucionet e reja të drejtësisë të ngarkuara me ndjekjen penale të krimit të organizuar, edhe të harmonizohen me standardet e procesit të drejtë ligjor.

“Ndërsa vazhdon zbatimi i reformave të rëndësishme të drejtësisë, Shtetet e Bashkuara mirëpresin përpjekjet e intensifikuara nga Qeveria e Shqipërisë për të parandaluar krimin e organizuar që të përdorë pasurinë e paligjshme për të minuar themelet e shtetit ligjor. Mekanizmat e përforcuar për zbatimin e ligjit duhet edhe të mbështesin institucionet e reja të drejtësisë të ngarkuara me ndjekjen penale të krimit të organizuar, edhe të harmonizohen me standardet e procesit të drejtë ligjor. Ne do të vazhdojmë ta ndjekim zbatimin e këtij ligji me interes te madh.”- shkruan ambasada.

Më herët edhe delegacioni i BE në Shqipëri, ka reaguar pas miratimit nga qeveria të paketësanti KÇK, ku shkruan se do të ndjeki nga afër zbatimin konkret të aktit normativ.

Delegacioni i BE në Shqipëri me anë të një statusi në twitter thotë se: “Është me shumë rëndësi që masat e reja legjislative të zbatohen me respekt të plotë të të drejtave themelore të të pandehurve dhe në përputhje me parimet e shtetit të së drejtës.”

Statusi në twitter

“Ndiqni paratë” ka provuar të jetë një mënyrë shumë efektive për të trajtuar konkretisht organizatat kriminale. Ligji special i miratuar nga Qeveria e Shqipërisë që prezanton masa të reja parandaluese për forcimin e luftës kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit shkon në këtë drejtim dhe tregon vullnet politik për të adresuar çështjen. Ne do të ndjekim nga afër zbatimin konkret të aktit normativ. Është me shumë rëndësi që masat e reja legjislative të zbatohen me respekt të plotë të të drejtave themelore të të pandehurve dhe në përputhje me parimet e shtetit të së drejtës. Është gjithashtu e rëndësishme që këto masa të reja të ndiqen përmes institucioneve të krijuara nga reforma në drejtësi, në veçanti SPAK.
Ne vazhdojmë të inkurajojmë qeverinë e Shqipërisë që të rrisë më tej përpjekjet e saj për zbatimin e plotë të reformës në drejtësi dhe forcimin e shtetit të së drejtës.

Etiketa: ambasada amerikaneANTI KCKdelegacioni i BE
Pas

Miratimi i “anti-KÇK”, reagon delegacioni i BE-së: Do të ndjekim nga afër zbatimin

Para

Albin Kurti arrin marrëveshje me Isa Mustafën, kryeparlamentari i shkon LDK-së

Para
Të hënën afati i fundit për krijimin e qeverisë, VV dhe LDK drejt firmosjes së marrëveshjes

Albin Kurti arrin marrëveshje me Isa Mustafën, kryeparlamentari i shkon LDK-së

Discussion about this post

 



Të Fundit

Masa e SPAK, Berisha mbërrin në Prokurorinë e Posaçme

Po tentonte të kalonte Kanalin Anglez, mbytet varka në brigjet franceze! Një i vdekur dhe 61 të shpëtuar

Pretendojnë se iu vodhën vota, Djathtas 1912 dhe 11 kandidatë kërkojnë pamjet e numërimit nga KQZ

Plagosi babanë me armë të modifikuar, arrestohet 23-vjeçari në Fier

Grabitja si në filma/ Morën 3 milionë euro dhe dogjën autoblindat, 11 të arrestuar në Itali

U vranë 160 të burgosur shqiptarë, përkujtohet 26-vjetori i masakrës së Dubravës

Pesë vjet nga Brexit/ BE dhe Mbretëria e Bashkuar zhvillojnë sot samitin e parë dypalësh në Londër, në fokus mbrojtja dhe ekonomia

Masa e SPAK, Berisha paraqitet sot në Prokurorinë e Posaçme

Kryebashkiaku properëndimor i Bukureshtit fiton zgjedhjet presidenciale në Rumani

Sot seanca e 18-të për konstituimin e Kuvendit! A do të arrijë Kosova të dalë nga ngërçi politik

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.