Koordinatori për Programin Ekonomik në PD, Dorjan Teliti, reagoi pas miratimit nga ana e mazhorancës qeverisëse të projektbuxhetit 2025.
Sipas Telitit, dje me kokat poshtë e me kartolat lart u konsumua tradhtia e rradhës ndaj shqiptarëve të shpopulluar e varfëruar në 11 vitet e fundit.
“DJE HUMBËN SHQIPTARËT, FITOI QEVERIA, FITOI OLIGARKIA.
❌Me kokat poshtë dhe kartonat lart, në shenjë të plotë besnikëria ndaj oligarkisë, miqve, oborrtarëve, u konsumua “tradhtia” e rradhës ndaj shqiptarëve.
⛔️Dje humbën përsëri pensionistët, thërrimet e indeksimit për ta, asgjë më shumë.
⛔️Dje humbën përsëri familjet në nevojë dhe aftësi të kufizuar, zero lekë shtesë për ta.
⛔️Dje humbi përsëri arsimi i dy turneve, shëndetësia e ilaceve të munguara, fermeri i produkteve të hedhura në kanal.
⛔️Dje humbi përsëri sipërmarrja shqiptare e taksave vrastare më të larta në rajon.
❌Shumë të humbur, ama kishte edhe pak të fituar.
⛔️Fitoi oligarkia e koncesioneve dhe tenderave pa garë,
⛔️Fitoi luksi, fitoi shpërdorimi i parave të shqiptarëve, fitoi qeveria me oborrtarët e saj”, shkruan Teliti.