Kreu i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, Maks Haxhia ka reaguar pas miratimit të hartës së re gjyqësore nga qeveria dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor.
Përsa i përket KLGJ, Haxhia u shpreh se ky ishte vendimi më i keq që mund të kishte marrë ndodnjëherë dhe se harta e re ishte e pamundur për t’u zbatuar. Ndërsa shtoi se hapi final do të ishte dërgimi i çështjes në Gjykatën Kushtetuese.
“Pavarësisht vendimit të marrë sot i cili miratoi hartën gjyqësore, ne prapë qëndrojmë dhe këmbëngulim se ky është vendimi më i gabuar që ka marrë KLGJ. Nuk do na bëhet qefi dhe nuk do fgëzohemi sepse jemi të bindur se pasojat do jenë të rënda nëse aplikohet sepse mundësia e aplikimit është në pamundësi. Asnjëri nuk duhet të thotë se ne dështuam. Përkundrazi ne fituam sepse shprehëm qëndrimin tonë profesional kundrejt kësaj harte. Pavarësisht se mos-dëgjimi i grupeve të interesit në këtë vend bën që pasojat të bien mbi ne dhe publikun. Ne dalim nga kjo sallë të bindur se kemi marrë vendimin e drejtë. Për të qenë korrekt, kjo mbledhje është në konform të statutit dhe çdo vendim që do merret është i ligjshëm. Pavarësisht nga vendimmarrja, hapi ynë final do të jetë gjykata Kushtetuese. Ky këshill ka ngritur edhe një grup i cili do përgatisë materiale për gjykatën Kushetuese”– u shpreh Haxhia.