Asambleja e Përgjithshme e Prokurorëve është mbledhur sot për zyrtarizuar anetarin e ri të KLP-së dhe personi i vetëm që ka kandiduar është Vatë Staka.
Gjatë kësaj mbledhje ka pasur një përplasje mes Prokurores Arta Markut dhe prokurorëve të cilët kanë kërkuar ndryshimin e rregullores të miratuar në Asamblenë e parë.
Prokurori Sokol Malaj në mënyrë të befasishme mori fjalen dhe tha ne emer te 45 prokuroreve qe kishin firmosur, “kerkoj ndryshim te rregullores qe eshte mirtauar ne asamblene e pare (dhjetor)”.
Në këtë mbledhje janë pjemarrës 205 prokurorë.
Gjatë replikës së saj në Asamble, Prokurorja e Përkohëshme Arta Marku ka kërkuar të ndiqet me përpikmëri rregulli për miratimin e kanditatit të ri që do zëvëndësoëjë Antoneta Sevdarit, e shkarkuar nga KPA para ca javësh.
“Mund te bëhen ndryshme në rregullore por jo në fletën e votimit. Fleta e votimit miratohet nga prokuroria e pergjithshme dhe nuk mund te ndryshohet
Te thuhet në fletë votimi vote pro, kunder dhe të pavlefshme. Dhe kandidati duhet te behet antarr nese mer 50+1% te votave” tha Marku.
Arta Marku është shprehur që ky ndryshim i rregullores duhet të ishte kërkuar më parë nga Prokurorët.