10:43 | 10/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Miratimi i ligjit mbi pronat, reagon ashpër ministria e Jashtme Greke: Sanksionimi i kësaj të drejte vë në diskutim çeljen e negociatave

19:23 | 09/03/2020
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Miratimi i ligjit mbi pronat, reagon ashpër ministria e Jashtme Greke: Sanksionimi i kësaj të drejte vë në diskutim çeljen e negociatave

Ministria e Jashtme e Punëve të Greqisë ka reaguar lidhur me votimin në Parlamentin Shqiptar  të Ligjit mbi pronat.

Sipas ministrisë së Jashtme Greke, votimi nga ana e Parlamentit Shqiptar, të ligjit mbi çështjen e pronave, përbën një shans të humbur  për zgjidhjen e drejtë dhe përfundimtare të një problemi që mundon qytetarët Shqiptarë, përfshirë këtu edhe anëtarët e Minoritetit Etnik Grek.

Më tej ministria e Jashtme Greke thekson se autoritetet  Shqiptare zgjodhën për t’i dhënë  ‘’zgjidhje ‘’ pa marrë parasysh vlera  dhe të drejta themelore.

“Zbatuan në mënyrë të pjesshme Opinionin e Komisionit të Venecias të dt. 14 tetor 2019, i cili  theksonte se ‘’dispozitat e projekt Ligjit janë të paqarta  dhe të papajtueshme me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, zbatimi i mundshëm i tyre  do të përbënte shkelje të së drejtës së pronësisë’’.

Megjithëse në momentet e fundit  u bënë disa përmirësime, problemet kryesore mbetën edhe tek Ligji që u votua.

Presim nga Autoritetet Shqiptare të mbrojnë në mënyrë efektive  të drejtën e pronësisë dhe të pronës, një çështje kjo, që përfshihet në bërthamën e ligjeve kryesore të së Drejtës Europiane.

Sanksionimi i kësaj të drejte  do të përbejë gurin e provës,  në kontekstin e  marrjes së vendimeve  për hartimin e kuadrit negociues (negotiating frameëork)  dhe thirrjen e konferencës së parë ndërqeveritare (1st intergovernmental conference) për hapjen e negociatave për  integrimin e Shqipërinë.”- njofton ministria e Jashtme Greke.

Kujtojmë se ,e 94 vota pro parlamenti shqiptar ka miratuar dje ligjin “për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë”, një ligj që prek një pjesë të madhe të problematikave në Shqipëri që kanë të bëjnë me pronën, si tokat e ndara me ligjin 7501, oborret në përdorim, legalizimet, tokat në bregdet e të tjera me radhë.

Drejtori i Kadastrës Artan Lame sqaroi se për të gjitha ato banesa që nuk mund të legalizohen, shtëpitë do të shemben ndërsa qytetari do të marrë kompensim. Po ashtu përfitojnë edhe ata që kanë ndërtuar pa leje.

“Jemi në shifrën e 180 mijë legalizime. Askush që ka një banesë nuk mund të nxirret nga banesa pa marrë një shpërblim, qoftë edhe të pjesshëm për banesën e tij. Ligji i vjetër thoshte që banesat që nuk legalizohen prishe, ligji i ri i ndan në dy kategori të mëdha. Banesat që do të përmbyllen do të vazhdojë procesi i legalizimit dhe banesat që nuk mund të realizohen për arsye të infrastrukturës apo projekteve do të përfitojnë ose banesë sociale ose kompensim por jo vlerën e plotë”, u shpreh Lame.

Etiketa: Ministria e jashtme greke
Pas

Presidenti Ilir Meta në konferencë shtypi: Sot duhet të jemi të gjithë bashkë, nënvlerësimi rrezikon jetën e…

Para

“Situata mund të dalë jashtë kontrollit”, Meta kërkesë qeverisë për masat ndaj koronavirusit

Para
“Situata mund të dalë jashtë kontrollit”, Meta kërkesë qeverisë për masat ndaj koronavirusit

"Situata mund të dalë jashtë kontrollit", Meta kërkesë qeverisë për masat ndaj koronavirusit

Discussion about this post

 



Të Fundit

‘Giro d’Italia’ vijon sot me Etapën e Dytë në Tiranë, itinerari për 13.7 km e kronometrit në kryeqytet

Vrasja 34-vjeçarit, autori krimi mbërrin në gjykatë! Hakmarrja për dhunimin e prindërve nga motra e viktimës, si Ylber Jaku u kthye nga Anglia dhe i mori jetën të riut

Vodhi 5 dyqane, arrestohet hajduti serial në Tiranë (EMRI)

Itali/ Pjesë e trafikut të drogës, 18-vjeçari shqiptar kapet me mbi 1 kg kokainë të pastër! E kishte kthyer apartamentin në laborator narkotikësh

Goditi me thikë bashkëshorten blogere dhe më pas veten, kush është dizajneri i famshëm shqiptar që dha fund jetës në moshën 34-vjeçare

Vrau më 2019 në Lushnjë tregtarin Besnik Hida bashkë me Laert Haxhiun dhe Orges Bilbilin, arrestohet në Greqi 51-vjeçari! Policia: Do ekstradohet (EMRI)

Sot heshtje zgjedhore, nesër qytetarët u drejtohen kutive të votimit! Ja çfarë ndodh nëse partitë shkelin Kodin Zgjedhor

Sot dita e dytë e “Giro d’Italia 2025”, bllokohet sërish Tirana, ja rrugët ku nuk lejohet qarkullimi dhe parkimi i automjeteve

Berisha falënderon Peter Beyer, Lordin Jackson dhe Chris LaCivita: Nesër në pushtet do kemi bashkëpunim të ngushtë me presidentin Trump dhe kancelarin Merz

LaCivita apel për zgjedhjet: E gjithë bota po i sheh këto zgjedhje, votoni për të ardhmen tuaj! Zoti e bekoftë Shqipërinë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.