Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar mbrëmjen e sotme në parim projektligji për pakicat kombëtare i cili u diskutua pas shtyrjes së seancës së djeshme.
Ky projektligj u votua me 117 vota. Kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule, i cili ka votuar kundër, ka thënë se ky projekligj nuk përmbush kërkesat e BE-së për integrimin dhe se Shqipërisë do t’i kërkohet ndërhyrje drastike në të nga BE kur vendi ynë të çelë negociatat për anëtarësim.
Dule tha se politikat për minoritetet duhen rideminsionuar. (B.H/Shuplaka)