19:27 | 25/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Miratimi i Rregullores për zgjedhjen e drejtuesve të policisë në qarqe, ministri Hoxha: Ja kriteret që kërkohen

13:33 | 16/10/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Miratimi i Rregullores për zgjedhjen e drejtuesve të policisë në qarqe, ministri Hoxha: Ja kriteret që kërkohen

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha ka reaguar në lidhje me miratimin e Rregullores për zgjedhjen e drejtuesve të policisë.

Hoxha shprehet se tashmë garantohet që përzgjedhja do të bëhet në bazë të meritës, integritetit, profesionalizmit dhe transparencës, për të siguruar një udhëheqje më efektive dhe një Polici më të përgjegjshme.

Ai ka renditur edhe kriteret dhe aftësitë e nevojshme për të garuar.

Reagimi: 

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë u miratua Vendimi për Rregullat dhe Procedurat e Përzgjedhjes së drejtuesve të Policisë së Shtetit. Një hap thelbësor ky, që vjen në zbatim të ligjit të ri “Për Policinë e Shtetit”.

Ky akt përfaqëson një reformë të rëndësishme, që përmirëson strukturën dhe transparencën e procesit të përzgjedhjes së drejtuesve të policisë, në nivel qendror e vendor, përfshirë Zëvendësdrejtorin e Përgjithshëm, Drejtorët e Departamenteve, Drejtorët e Drejtorive Vendore, si dhe Shefat e Komisariateve.

Për herë të parë, normohet përmes një procesi konkurrues, duke garantuar që përzgjedhja të bëhet në bazë të meritës, integritetit, profesionalizmit dhe transparencës, për të siguruar një udhëheqje më efektive dhe një Polici më të përgjegjshme përpara qytetarëve tanë.

Reforma synon forcimin e besimit të publikut te Policia e Shtetit, si institucioni kryesor për sigurinë publike. Gjithashtu synon rritjen e performancës së saj në garantimin e sigurisë publike dhe luftën kundër krimit. Përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet në bazë të kritereve të qarta për aftësitë drejtuese dhe organizative, me objektiv:

Krijimin e një procesi të rregullt dhe të standardizuar për përzgjedhjen e drejtuesve;

Nxitjen e transparencës dhe objektivitetit;

Përcaktimin e kritereve të rrepta për vlerësimin e kandidatëve; Krijimin e komisioneve të për vlerësimin e aplikimeve dhe shqyrtimin e ankesave;

Promovimin e meritokracisë dhe konkurrencës së drejtë;

Garantimin e shmangies së konfliktit të interesit dhe parandalimin e diskriminimit.

Qeveria dhe Ministria e Brendshme mbeten të angazhuara për të vazhduar reformat e thella në Policinë e Shtetit, duke përmirësuar shërbimet dhe duke garantuar një siguri më të lartë për të gjithë qytetarët.

Etiketa: ervin hoxha
Pas

Drejtori i Policisë, Ilir Proda dhe Kreu i ICITAP takim, objektiv thellimi i bashkëpunimit me agjencitë ligjzbatuese në SHBA

Para

Aksident në aksin rrugor Cërrik-Gramsh/ Përplasen dy kamionë

Para
Aksident në aksin rrugor Cërrik-Gramsh/ Përplasen dy kamionë

Aksident në aksin rrugor Cërrik-Gramsh/ Përplasen dy kamionë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Serbia ndalon eksportet ushtarake drejt Izraelit, zbardhen detaje për armët e dërguara

Ndërtesa, biznese e automjete sekuestrohen, pasuritë e 45-vjeçarit në Gjirokastër dyshohet të jenë pëfituar nëpërmjetë trafikut të droge

Zef Shtjefni në Fax News: “Kjo PD nuk fiton kurrë”

Alarmi për “gjuhën e kaltër”, Kosova ndalon importin e deleve dhe dhive nga Maqedonia

Konflikti me Izraelin, mediat në Iran raportojnë 627 viktima

Pas më shumë se 4 dekadash, India dërgon sërish një astronaut në hapësirë

Të shtëna në një shtëpi në Meksikë, 10 të vdekur përfshirë fëmijë

Sulmet izraelite në Iran, autoritetet njoftojnë viktima dhe plagosje të shumta

Përshkallëzimi i luftës në Gaza: 51 të vrarë dhe humbje të rënda për ushtrinë izraelite

Fatjon Softa: Monopatinat kërkojnë rregullim ligjor, rrezik për fëmijët dhe qytetarët

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.