Vetëm pak minuta më parë LSI ka paralajmëruar sot kryebashkiakun Veliaj për votën kundër rritjes së çmimit të ujit të pijshëm në Tiranë. LSI i ka theksuar Veliajt që nëse këto propozime nuk reflektohen në projektvendimin e mbledhjes së këshillit bashkiak, grupi i këshilltareve të LSI-së në keshillin bashkiak të bashkisë së Tiranës, nuk do të jetë pjesë e vendimmarrjes.
“Votën tonë sot në këshillin bashkiak të Tiranës e japim në bazë të realizimit të këtyre pikave:
a). Te merren masa urgjente per nderprejen e lidhjeve te paligjshme dhe furnizimin preferencial qe i behet disa bizneseve per te luftuar informalitetin dhe per te rritur masen e faturimeve si mundesia reale per te rritur te ardhurat, me pare se te mendohet per rritjen e cmimit.
b). Te perjashtohen nga vendimi per rritjen e çmimit te ujit te pishem te gjitha familjet qe jetojne me ndihme ekonomike si dhe te gjitha familjet e pensionisteve;
c). Te vendosen çmime te diferencuara per bizneset, ne varesi te aktivitetit qe ato kryejne, me qellim qe konsumatoret e medhej te ujit te pishem si fabrikat e birres, te pijeve alkoolike dhe freskuese, fabrikat e mishit, te qumeshtit, te mermerit apo hotelet a komplekset e ngjashme me to, te mos kene te njejtat tarifa me baret, kafenete apo zyrat e sherbimit me me pak se 5 punonjes!
d). Persa i perket vendimit per dhenien me koncension te ndertimit te shkollave, riperserisim qendrimin tone se jemi kunder cdo lloj koncensioni. Jo vetem ne nivel lokal dhe ne ate qendror.
Nese keto propozime te LSI-se nuk reflektohen ne projektvendimin e mbledhjes se keshillit bashkiak, grupi i keshilltareve te LSI-se ne keshillin bashkiak te bashkise se Tiranes, nuk do te jete pjese e vendimmarrjes ne dem te interesit te qytetareve te Tiranes!”, u shpreh Eriona Bixha, anëtare në Këshillin Bashkiak të Tiranës.
Sjellim në vëmendje që sot në orën 18:00 pritet që në Këshillin Bashkiak të miratohet rritja e çmimit të ujit të pijshëm.
Këshilltarët e LSI dhe PD-së kanë shfaqur qëndrimet e tyre kundra. (J.V/Shuplaka)
Discussion about this post